Protestë kundër rritjes së çmimit të rrymës, protestuesit sjellin qymyr para ZRrE-së

Protestë kundër rritjes së çmimit të rrymës, protestuesit sjellin qymyr para ZRrE-së

Qytetarët që protestuan sot para zyrave të rregullatorit të energjisë sollën pak qymyr me vete. Një grup protestuesish zhvilluan sot një aksion para objektit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, ku lanë edhe pak qymyr. Protestuesit qymyrin e sollën edhe për të kujtuar ndotjen, por edhe për të bërë me dije se Kosova fle mbi […]

Qytetarët që protestuan sot para zyrave të rregullatorit të energjisë sollën pak qymyr me vete.

Një grup protestuesish zhvilluan sot një aksion para objektit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, ku lanë edhe pak qymyr.

Protestuesit qymyrin e sollën edhe për të kujtuar ndotjen, por edhe për të bërë me dije se Kosova fle mbi thëngjill dhe energjia elektrike nuk duhet shtrenjtuar.

Aksionin e sotëm e shpjegoi me një deklaratë, njëri nga protestuesit- Arbër Rushiti.

“Ne qytetarët e Kosovës jemi viktima të ndotjes që na e shkakton termocentrali ynë dhe që do të na shkaktojë çdo termocentral i së ardhmes”, tha Rushiti.

Ai tha më tutje se termocentrali do të kishte kuptim sikur pagesa e rrymës të ishte më e lirë.

“Kjo do të kishte kuptim sikur ne të paguanim më pak, por qeveria jonë po planifikon që përveç kostove shëndetësore që do të na kushtojë shtrenjtë, ta bëjë edhe më të shtrenjtë rrymën në shtëpitë tona”, tha Rushiti.

Ai kërkoi që institucionet publike ta mbrojë interesin e qytetarëve dhe jo atë të kompanive private.

Granit Rushiti, një tjetër pjesëmarrës i aksionit ftoi qytetarët që nesër të protestojnë para KEDS-it.

“Ne e kemi zgjedhur ndërtesën e KEDS-it për ta rikujtuar se protestat për këtë çështje kanë filluar në vitin 2013 me fryrjen e faturave dhe po ashtu për shkak të simbolikës që është e nevojshme për çështje të tilla”, tha Rushiti.

KEDS shprehu dje habi pse për shtrenjtim rryme do të protestohet para objekteve të tij, duke thënë se nuk e përcakton çmimin e energjisë elektrike.

Arbër Rushiti pati përgjigje edhe për këtë.

“Më lejoni t’ia rikujtoj KEDS-it dhe të gjithë atyre që nuk e kanë të qartë, se liria për të protestuar në hapësira publike është e garantuar me Kushtetutë dhe ligje të vendit”, shtoi Rushiti.

KALLXO.com kishte shkruar edhe për protestat dhe peticionet e mëhershme kundër shtrenjtimit të rrymës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?