Presidenti francez: Deri në shkurt duhet ta fitojmë luftën kundër ISIS-it

Presidenti francez: Deri në shkurt duhet ta fitojmë luftën kundër ISIS-it

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se fushata ushtarake kundër kryengritësve të grupit militant Shteti Islamik në Siri, duhet të përfundojë në muajin shkurt. Kjo deklaratë vjen vetëm disa javë pasi është shpallur fitorja kundër ekstremistëve të IS-it në Irak. “Më 9 dhjetor, kryeministri irakian, Haidar al-Abadi, ka shpallur fundin e luftës dhe fitoren kundër […]

Kjo deklaratë vjen vetëm disa javë pasi është shpallur fitorja kundër ekstremistëve të IS-it në Irak.

“Më 9 dhjetor, kryeministri irakian, Haidar al-Abadi, ka shpallur fundin e luftës dhe fitoren kundër Shtetit Islamik, andaj mendoj që deri në mesin apo fundin e muajit shkurt ne do ta fitojmë luftën në Siri”, ka thënë ai gjatë një interviste televizive.

Ai ka shtuar se Parisi do të bëjë përpjekje për t’i përfshirë në necogiatat për paqe të gjitha partitë, që kanë qenë pjesë e luftës gjashtëvjeçare.

Macron ka thënë se presidenti Bashar al-Assad nuk mund të injorohet nga negociatat, mirëpo lideri sirian një ditë duhet të përgjigjet për veprat e tij.

“Neve na duhet të flasim me secilin. Na duhet të flasim me Bashar al-Assad dhe përfaqësuesit e tij”, ka thënë Macron.

“Më pas ai duhet të përgjigjet për krimet e tij, para popullit dhe drejtësisë ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Në luftën cvile në Siri janë vrarë më shumë se 400,000 persona, ndërsa miliona të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre, nga fillimi i konfliktit më 2011.

Rusia dhe Irani mbështesin Assadin, derisa koalicioni i udhëhëqur nga Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë Francën, mbështesin forcat antiqeveritare.

Luftëtarët e grupit militant, Shteti Islamik kanë nisur luftën në këtë shtet ndonëse janë kundërshtuar nga të gjitha palët.

Më 2014 ky grup pati marrë nën kontroll një pjesë të madhe të territorit, mirëpo e ka humbur atë, pas sulmeve të ndyshme nga forcat qeveritare, ato të mbështetura nga SHBA-të dhe luftëtarët kurdë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?