Policia tërheq zvarrë deputeten, kjo është situata në protestat e dhunshme në Shqipëri

  Është shënuar një tjetër incident në protestën që opozita shqiptare po mban para Kuvendit të Shqipërisë kundër zgjedhjes nga mazhoranca të kryeprokurorit të përkohshëm. Deputetja e re e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi është lënduar nga forcat e policisë së shtetit që janë në terren për të garantuar mbarëvajtjen e protestës. Gjatë momentit […]

Është shënuar një tjetër incident në protestën që opozita shqiptare po mban para Kuvendit të Shqipërisë kundër zgjedhjes nga mazhoranca të kryeprokurorit të përkohshëm.

Deputetja e re e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi është lënduar nga forcat e policisë së shtetit që janë në terren për të garantuar mbarëvajtjen e protestës.

Gjatë momentit që turma tentoi të thyejë kordonin e parë të sigurisë të vendosur para Parlamentit, deputetja e LSI-së ka shkuar të ndihmojë një grua që po shfaqte probleme shëndetësore në këtë situatë të krijuar. Por sipas Kërpacit, jo vetëm gruaja është tërhequr zvarrë nga policia, por edhe ajo vetë. Në një prononcim për mediat, deputetja u pa e gjakosur në duar, ndërsa akuzoi policinë si të lidhur me krimin.

“Më ka dhunuar më ka tërhequr zvarrë, kjo është policia që duam.

Më ka tërhequr zvarrë mua dhe mijëra qytetarë të lirë që janë aty për vendin, kjo është një qeveri droge

Isha duke i dhënë ndihmë një zonje të cilën po e tërhiqnin zvarrë dhe më kanë tërhequr zvarrë edhe mua”, tha deputetja.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?