Përgjigja e deputetit të VV’së nëse Dardan Molliqaj do të largohet nga Vetëvendosje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Sami Kurteshi, nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit të ish-sekretarit organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj nga partia. Kurteshi në një intervistë në Tv Dukagjini ka folur për situatën aktuale brenda VV-së. Ai është pyetur për largimin e mundshëm të individëve nga partia. “Unë nuk dua me e përjashtu në […]
Kurteshi në një intervistë në Tv Dukagjini ka folur për situatën aktuale brenda VV-së. Ai është pyetur për largimin e mundshëm të individëve nga partia.
“Unë nuk dua me e përjashtu në asnjë moment largimin e ndokujtë nga VV”, ka thënë Kurteshi.
Ndërsa, ai është pyetur edhe për mundësin e largimit të Dardan Molliqajt nga kjo parti.
“Nuk e përjashtojë sepse ka pasur persona që janë larguar dhe jo vetëm individ por edhe grupe”, ka thënë Kurteshi.












