Përgatitjet për festat e fundvitit në Pallatin Buckingham (Video)

Familja Mbretërore ka publikuar një video ku shihen dekorimet e pallatit për festat e fundvitit. Në video shihet se pemët e Krishtlindjeve kanë arritur, si dhe thuhet që për herë të parë në Britani ishte Mbretëresha Charlotte që kishte sjelle një të tillë. Secila nga pemët është e dekoruar me drita klasike dhe ornamente në […]
Familja Mbretërore ka publikuar një video ku shihen dekorimet e pallatit për festat e fundvitit.
Në video shihet se pemët e Krishtlindjeve kanë arritur, si dhe thuhet që për herë të parë në Britani ishte Mbretëresha Charlotte që kishte sjelle një të tillë.
Secila nga pemët është e dekoruar me drita klasike dhe ornamente në formë të kurorës mbretërore.
E kësaj familje këtë vit për festa do t’i bashkohet edhe e fejuara e Pricit Harry, Meghan Markle.
Çifti ka bërë të ditur që do të martohen në prill të vitit të ardhshëm.












