Përçahet BE-ja shkaku i refugjatëve

Përçahet BE-ja shkaku i refugjatëve

  Hendeqet mes Lindjes dhe Perëndimit në Bashkimin Evropian janë thelluar. Në veçanti për shkak të migracionit dhe refugjatëve. Problemi kryesor është mungesa e solidaritetit, mendon Bernd Riegert. Kuotat e detyrueshme për marrjen e një numri të azilkërkuesve, për të cilat ka pasur grindje në samitin e BE, janë harruar. Marrëveshja për kuota nga shtatori […]

 

Hendeqet mes Lindjes dhe Perëndimit në Bashkimin Evropian janë thelluar. Në veçanti për shkak të migracionit dhe refugjatëve. Problemi kryesor është mungesa e solidaritetit, mendon Bernd Riegert.

Kuotat e detyrueshme për marrjen e një numri të azilkërkuesve, për të cilat ka pasur grindje në samitin e BE, janë harruar. Marrëveshja për kuota nga shtatori i vitit 2015, si një masë për shpërndarjen e ngarkesës me refugjatët, ka qenë e afatizuar për dy vite. Por koha ka kaluar dhe kuotat nuk janë respektuar. Ndërkohë që vazhdimi i këtij afati nuk është parashikuar. Gjykata Evropiane i ka hedhur poshtë ankesat e Hungarisë dhe Sllovakisë, kundër kuotave. Edhe ato kanë qenë të detyruara të marrin azilkërkues nga Greqia dhe Italia.

Kërkesa e vetme e Komisionit të BE tani është që disa mijëra refugjatë që janë identifikuar për shpërndarje, të shpërndahen. Fjala nuk është më për 120.000 por më së shumti për 9.000 persona. Por vendet e Vishegradit: Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Çekia refuzojnë të pranojnë azilkërkues. Edhe Franca, Austria dhe Spanja si dhe disa vende të tjera kanë pranuar shumë më pak në dy vitet e kaluara, sesa ishte e parashikuar.

Kuotat kanë vdekur, rroftë solidariteti

Presidenti i Këshillit të BE Donald Tusk ka plotësisht të drejtë kur thotë se sistemi nuk ka funksionuar dhe se vendet e BE janë të përçara. Këtë ka pranuar edhe i ngarkuari i BE për Migracionin, Dimitris Avramopoulos, në shtator të këtij viti. Shifrat dhe faktet flasin kundër kuotave. Pse Avramopoulos e sulmon Tuskun si “antievropian” mbetet sekrete.

Këtu bëhet fjalë për një grindje të hidhur mes qeverive populiste prej Varshavës e deri në Vjenë në njërën anë, si dhe qeverive të Gjermanisë, Italisë, Greqisë dhe Komisionit Evropian në anën tjetër. Këtu nuk bëhet fjalë për kuota por për respektimin e parimeve. Sa solidaritet ka në mesin e vendeve të BE? Çfarë vlerash respektohen?

BE nuk mund të lejojë që vendet anëtare si Polonia, Hungaria dhe të tjerat të veprojnë më kështu. Por nga ana tjetër nuk lejohet as që ato të futen nën trysni tepër të madhe, sepse reagimi mund të jetë mbrojtja dhe kundërshtimi, nxitja e elementeve nacionaliste dhe pohimet se këto vende trajtohen si shtete të klasit të dytë në BE.

BE nuk mund të lejojë që vende anëtare, që bartin barrën më të madhe të azilkërkuesve, të mbeten të vetmuara. Greqia dhe Italia duhet të ndihmohen. Por kuotat e dhunshme duket se nuk janë metoda më e pranueshme. Në BE funksionon si duket vetëm “solidariteti i jashtëm”, pra mbrojtja e kufijve të jashtëm, pavarësisht se cilat janë pasojat për azilkërkuesit dhe migrantët nga Libia për shembull. Ndërsa njerëzit që mbërrijnë në Evropë duhet të shpërndahen në mënyrë solidare, gjë që nuk po funksionon. Këtu nuk po funksionon sistemi i vlerave.

Zgjidhja e fundit – paratë

Apelet morale kundër ksenofobisë së kryeministrit hungarez dhe miqve të tij në klubin e Vishegradit, nuk do të ndihmojnë. Por vendet anëtare që e financojnë BE-në duhet të kërkojnë solidaritet të brendshëm. Vendeve që pranojnë para, si Polonia, Hungaria, Çekia dhe Sllovakia, duhet t’u shkurtohen ndihmat, sepse këto para duhet t’u jepen Greqisë dhe Italisë, për të sistemuar refugjatët. Kancelarja Merkel ka kërcënuar me një mundësi të këtillë para një viti – por kjo nuk ka ndihmuar deri tani aspak.

Vitin e ardhshëm mund të zgjidhet problemi, sepse BE gjatë këtij viti do të fillojë negociatat për buxhetin e ri deri në vitin 2020. Ai që nuk i përmbush detyrimet, duhet ta vërejë këtë tek ndarja e parave. Ky nuk është ndonjë mjet elegant, por ndoshta i vetmi për të detyruar vendet jo solidare që t’i përmbushin obligimet. Përçajet politike në BE me siguri që nuk do të zgjidhen në këtë mënyrë. BE gjendet para një sprove shumë të rëndë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?