Pacolli thotë se njohja nga Madagaskari e zhgënjeu Serbinë

Pacolli thotë se njohja nga Madagaskari e zhgënjeu Serbinë

  Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, foli për zhvillimet aktuale në vend, për 100 ditëshin e qeverisjes Haradinaj, për atë se cila është politika e jashtme e Kosovës nën qeverisjen e tij, për mundësinë e njohjes së Kosovës nga disa shtete të mëdha afrikane, demarkacionin e kufirit me Malin e zi […]

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, foli për zhvillimet aktuale në vend, për 100 ditëshin e qeverisjes Haradinaj, për atë se cila është politika e jashtme e Kosovës nën qeverisjen e tij, për mundësinë e njohjes së Kosovës nga disa shtete të mëdha afrikane, demarkacionin e kufirit me Malin e zi dhe për zhvillimet aktuale.

Pacolli pohon se kishte shumë takime me ndërkombëtarë.

“Kemi përpiluar një raport për këtë kohë. Ne duhet të punojmë me hapa të përshpejtuar. Kemi ndërmarr disa reforma që kanë të bëjnë me stafin, me përgjegjësin e çdo njërit, mund të them se kemi një staf profesional, të përgaditur mirë”, ka thënë Pacolli për RTK-në.

Ai pohon se po punojnë për atë që diplomatët që tani janë jashtë, mos të qëndrojnë më shumë se 4-6 vite atje, sepse sipas tij, interesimi i tyre për vendin nga vinë ndoshta mund të bie intensiteti i punës së tij dhe të krijohet ndonjë shkëputje.

Pacolli konfirmoi, se ai personalisht, mori notën verbale të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Madagaskari në Paris, ku mbahej konferenca e frankofonisë, dhe se kjo njohje zhgënjeu pamasë kryediplomatin e Serbisë, Ivica Daçiq.

“I jam shumë mirënjohës Madagaskarit, për heshtjen që u thye kur ai pas një pauze të gjatë njohjesh, dorzoi notën verbale për njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe atë mu në kohën kur ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë konferencës së frankofonisë në Paris, paralajmëronte se shumë vende do të tërhiqnin njohjet për Kosovën. Jemi duke punuar me disa shtete të mëdha të Afrikës që të na njohin edhe pse edhe Serbia po punon shumë në parandalimin e njohjeve të Kosovës”.

Sipas tij, oferta nga Serbia për mosnjohjes së Kosovës po rritet dhe se ata ofrojnë shumë benifite për vendet që nuk e njohin Kosovën.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?