Osmani: Ja pse nuk mund ta dërgojmë demarkacionin për votim në Kuvend

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, ka thënë se deputetët nuk mund ta marrin në dorë një projektligj, raportet për të cilin kanë hedhur dyshime të cilat duhet të përfundojnë në prokurori. Duke folur për projekltigjin për demarkacion, ajo ka rekomanduar që Komisioni të mbajë edhe një mbledhje javën e ardhshme dhe […]
Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, ka thënë se deputetët nuk mund ta marrin në dorë një projektligj, raportet për të cilin kanë hedhur dyshime të cilat duhet të përfundojnë në prokurori. Duke folur për projekltigjin për demarkacion, ajo ka rekomanduar që Komisioni të mbajë edhe një mbledhje javën e ardhshme dhe dikush nga Qeveria t’ua bëjë të qartë se si duhet vepruar tutje, pasiqë siç tha ajo, Komisionet me raportet e tyre, kanë ngritur tema të cilat aktualisht nuk mund të ngriten për votim në Kuvend, pa marrë përgjigje në pyetjet që kanë deputetët, shkruan Periskopi.
“Nëse është vepër penale, sqarojeni në prokurori dhe atëherë ejani në Kuvend. Të gjithë t’i kemi përgjigjet e nevojshme, para se ta japim votën tonë, njëjtë si edhe ju që keni nevojë për sqarime shtesë edhe mua më intereson të sqarohet nëse ka pasë falsifikim të hartave. Për secilin që është jurist, e dimë që kur ka pretendime për falsifikim këto çështje duhet të sqarohen në Prokurori”, ka thënë Osmani.
“Ne nuk mund ta determinojmë saktësisht dh eta marrim qoftë njërën palë apo tjetrën dh eta marrim si të kryer. Raporti i fundit i Komisionit shtetëror thotë se bëhen tri vepra penale: falsifikimi i hartave, tërësia territorial, etjera. Për falsifikim dokumentash zakonisht përgjigjen e jepin organet e hetuesisë’, tha Osmani, shkruan Periskopi.
“Kur na ka ardhë neve marrëveshja, ka ardhë edhe raporti i komisionit të kaluar edhe i fundit Kemi dy raporte që na thonë; ose ka falsifikim ose nuk ka falsifikim. Ne duhet të dakordohemi që dikush nga qeverisa e kosovës të na jap këto përgjigje përfundimtare”, ka thënë Osmani. /Periskopi/












