Nis nënshkrimi i peticionit për ndalimin e garave mizore mes qenve, organizatorët kanë një kërkesë urgjente për Haradinajn

Nis nënshkrimi i peticionit për ndalimin e garave mizore mes qenve, organizatorët kanë një kërkesë urgjente për Haradinajn

Ka nisur nënshkrimi i një peticionin me të cilin synohet që të ndalohen garat e përleshjes mes qenve, që po organizohen nëpër disa komuna të Kosovës – shkruan Periskopi. Nismëtarët e kësaj iniciative kërkojnë urgjentisht nga kryeministri Ramush Haradinaj që të ndalojë njëherë e përgjithmonë këtë akt mizor dhe të kërkojë nga Policia e Kosovës […]

Nismëtarët e kësaj iniciative kërkojnë urgjentisht nga kryeministri Ramush Haradinaj që të ndalojë njëherë e përgjithmonë këtë akt mizor dhe të kërkojë nga Policia e Kosovës që të marrin masa kundër organizuesve të ndeshjeve me qen dhe abuzimit me qentë për ndeshje.

Në këtë peticion bëhet e ditur se ndeshja me qenë e radhës do të zhvillohet në Firaj më 17 dhjetor të këtij viti.

Më poshtë e gjeni të plotë kërkesën për nënshkrimin e këtij peticionin dhe linkun se ku mund ta nënshkruani

URGJENTE: Ndeshja me qen e rradhës do të zhvillohet në Firaj/Kosovë më datë 17 dhjetor 2017.

Ne kërkojmë nga Kryeministri, z. Ramush Haradinaj, ta ndalojë njëherë e përgjithmonë këtë akt mizor dhe t’i udhëzojë të gjitha forcat e policisë që të marrin masa kundër organizuesve të ndeshjeve me qen dhe abuzimit me qentë për ndeshje!

Në vend që akte të tilla mizore të tolerohen, akte të cilat kanë ndikim në mendjet e njerëzve dhe gatishmërinë e tyre për ta pranuar vrasjen e qenieve të gjalla, ne i kërkojmë z. Kryeministër që të rishikojë një ligj për mbrojtjen e kafshëve, ku dënohet rëndë çdo rast mizorie ndaj kafshëve dhe çdo organizim i tillë.

Ndeshjet me qen janë “sport” gjaku, ku dy qen ndërsehen kundër njeri-tjetrit në një vend për ndeshje dhe ku detyrohen ta shqyejnë copash njeri-tjetrin në një dyluftim vdekjeprurës për “argëtim” dhe përfitim monetar të spektatorëve që vënë baste – gjë e cila në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ilegale. Gjithashtu pjesëmarrja në ndeshjet me qen konsiderohet si vepër penale në çdo shtet të civilizuar. Edhe në Kosovë nuk duhet të lejohet diçka e tillë dhe me ndihmën tuaj ne mund të luftojmë për t’i dhënë fund këtij fenomeni.

I detyrojnë që të ndeshen dhe i lenë të ngordhin:

Qentë janë qenie bashkësie tejet shoqërore dhe kanë nevojë si edhe meritojnë dashuri, vëmendje dhe ushtrim. Ata ndjehen mirë në një ambjent që ofron shoqërinë e qenve të tjerë dhe të personave kujdestarë. Qentë që përdoren për ndeshje mbahen të lidhur me zinxhirë, janë objekt talljeje dhe gati lihen të ngordhin urie në mënyrë që të zhvillojnë instinkte ekstreme mbijetese që t’u inkurajohet agresiviteti.

Çfarë ndodh te ndeshjet me qen:

Ndeshjet me qen kanë tendencën të jenë shumë sekrete. Informacioni për vendin e zhvillimit shpërndahet gojarisht ose me të dëgjuar ose përmes internetit. Pjesëmarrësit mund të mblidhen në një vend dhe të zhvendosen masivisht në një vend tjetër, në mënyrë që as ata vetë të mos e dinë se ku kanë për të shkuar, deri në momentin e mbërritjes në vend. Shtëpi të braktisura, garazhe, markete dhe fusha shërbejnë si vende ku zhvillohen ndeshjet me qen – vende të cilat mund të evakuohen shpejt në rast kontrolli të papritur policor.

Qentë vlerësohen sipas “guximit” të tyre, aftësisë për të vazhduar ndeshjen edhe pasi dhembjet dhe humbja e gjakut u kanë shkaktuar gjendje shoku.

Qentë e lënduar shpesh nuk trajtohen pas marrjes së plagëve dhe si pasojë ngordhin mes dhembjesh e në agoni.

Ndeshja me qen e rradhës në Kosovë do të zhvillohet në Firaj, më 17 dhjetor 2017, te restorant ‘Kantina’, në orën 10:00 – firmos për ta parandaluar!

A do të më bashkëngjiteni duke e firmosur këtë peticion, duke ndihmuar që këta persona të vihen para drejtësisë?

Nënshkruani KËTU:

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?