Nis dëshmia e deputetit të LDK-së kundër Kurtit e tre deputetëve tjerë

Nis dëshmia e deputetit të LDK-së kundër Kurtit e tre deputetëve tjerë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka deklaruar se ai nuk e din se cili nga kolegët e tij nga Lëvizja “Vetëvendosje”, e ka hedhur gazin lotsjellës në hapësirat e sallës plenare të legjislativit të vendit. Deputeti Zemaj, e ka dhënë dëshminë e tij të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë në […]

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka deklaruar se ai nuk e din se cili nga kolegët e tij nga Lëvizja “Vetëvendosje”, e ka hedhur gazin lotsjellës në hapësirat e sallës plenare të legjislativit të vendit.

Deputeti Zemaj, e ka dhënë dëshminë e tij të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin ndaj katër deputetëve Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli.

Dëshmitari Zemaj ka thënë se gazi lotsjellës është hedhur përballë foltores së Kuvendit, mirëpo nuk e din se kush e ka bërë një gjë të tillë.

“Më 08.10.2015 kam qenë prezent, sepse nuk kam mungu asnjëherë në seanca plenare. Ka kalu një kohë dhe detajet nuk më kujtohen, nëse ka diçka të paqartë mundet me shiku në deklaratën time të dhënë në polici. Po është hedhë gazë në atë seancë, ka pas edhe veprime tjera”, ka deklaruar Zemaj.

Ai ka shtuar se personalisht nuk ka pasur probleme shëndetësore nga hedhja e gazit.

Sikur në seancat e kaluara, edhe këtë të enjte, kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra nuk ka lejuar dëshmitarin që të përgjigjet në disa nga pyetjet e të akuzuarit Albin Kurti, duke i cilësuar ato se janë jashtë objektit të akuzës.

Pyetjet e Kurtit kishin të bënin atë se çfarë i kishte shtyrë deputetët opozitarë në atë kohë të vepronin në këtë mënyrë, duke hedhur gaz lotsjellës në Kuvend.

Deri më tash dëshminë e tyre në këtë proces gjyqësor, e kanë dhënë deputetët Xhavit Haliti, Bekim Haxhiu, Blerta Deliu – Kodra, Flora Brovina, Naser Osmani si dhe Nuredin Ibishi.

Katër deputetët e VV-së janë duke u akuzuar nga prokuroria për veprat penale “përdorim i armës” dhe “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, veprime këto që lidhen me hedhjen e gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Aktakuza ndaj tyre nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, është ngritur më 16 dhjetor 2015.

Në seancat e kaluara katër deputetët janë deklaruar të pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohen.

Përveç tyre, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, akuzohen edhe deputetët Fisnik Ismajli dhe Ismajl Kurteshi nga Vetëvendosje dhe Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën./Betimi për Drejtësi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?