Nënkryetarja e VV: Të bashkohemi rreth parimeve të VV, jo rreth një personi (Video)

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mullhaxha Kollçaku ka bërë thirrje për bashkim të të gjithë anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, siç tha ajo, kundër pushtetit shtypës. Ajo ka bërë thirrje po ashtu që të tejkalohen ambiciet individuale, duke thënë se të gjithë duhet të bashkohen rreth parimeve të pandryshueshme të VV-së dhe jo rreth një personi. “Shfrytëzoj […]
Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mullhaxha Kollçaku ka bërë thirrje për bashkim të të gjithë anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, siç tha ajo, kundër pushtetit shtypës.
Ajo ka bërë thirrje po ashtu që të tejkalohen ambiciet individuale, duke thënë se të gjithë duhet të bashkohen rreth parimeve të pandryshueshme të VV-së dhe jo rreth një personi.
“Shfrytëzoj rastin që të bëj thirrje për bashkim, jo rreth një personi, por rreth vlerave që i kemi ndërtuar bashkë. Bashkë rrreth parimeve tona të pandryshuara, bashkim kundër pushtetit shtypës, që mban padrejtësisht në burg, Albinin, Atdheun, Egzonin, Frashërin e që ka dënuar edhe Adean. Le të tejkalohen ambiciet individuale në emër të projektit kombëtar, në emër të atyre që kanë dhënë jetën, Monit, Arbenit e Astritit”, ka thënë Kollçaku, shkruan Periskopi.
Ajo ka thënë po ashtu se mandati i kryetarit aktual, Visar Ymeri, përfundon në janar, prandaj ka bërë thirrje që të bëhen përgatitjet për zgjedhjet e brendshme në VV. /Periskopi/
&












