BE ndëshkon Poloninë për ndërhyrjen e qeverisë në sistemin gjyqësor

Bashkimi Evropian ka ngritur nenin 7 kundër Polonisë, një procedurë që mund të rezultojë në sanksione që synojnë Varshavën. BE thotë se Polonia ka shkelur vlerat demokratike me reformën e propozuar të gjyqësorit. Organi ekzekutiv i Bashkimit Europian nxiti Nenin 7 të traktatit të BE’së, të mërkurën kundër Polonisë. Ky nen është nxitur për herë […]
Organi ekzekutiv i Bashkimit Europian nxiti Nenin 7 të traktatit të BE’së, të mërkurën kundër Polonisë. Ky nen është nxitur për herë të parë që nga themelimi i bllokut.
Masa e pashembullt është marrë mes tensioneve dyvjeçare midis BE’së dhe Polonisë mbi reformat gjyqësore të këtij të fundit. Blloku është i shqetësuar për “një shkelje serioze të sundimit të ligjit” në vend, duke thënë se reformat kanë rezultuar në “mungesën e pavarësisë gjyqësore”.
Brukseli i dha Varshavës tre muaj kohë për të trajtuar shqetësimet e BE’së, duke premtuar të rishqyrtojë vendimin nëse autoritetet polake “zbatojnë veprimet e rekomanduara”.
It is with a heavy heart that we have activated Article 7(1). But the facts leave us with no choice. We have no other option. This is not just about Poland, it is about the EU as a whole. We continue to hope that we can enter into a more fruitful dialogue.
— Frans Timmermans (@TimmermansEU) December 20, 2017
Nënpresidenti i parë i Komisionit Evropian tha se Varshava e kishte lënë atë pa “asnjë zgjidhje”, duke shtuar se blloku ende shpreson të angazhohet në “një dialog më të frytshëm”.
Ministri polak i drejtësisë Zbignieë Ziobro i tha agjensisë shtetërore polake të lajmeve “PAP” se ai është në mëdyshje mbi vendimin e “motivuar politikisht”, duke theksuar se Varshava aderon rreptësisht në ligjet e BE’së.
Më parë këtë vit, shpërthyen protesta për përpjekjet për të ndryshuar sistemin gjyqësor, raporton “RT”, transmeton Periskopi. Partitë e opozitës, grupet e të drejtave, lobistët e gjykatësve, Këshilli i Evropës, Komisioni i BE;së dhe vendet evropiane përfshirë Gjermaninë dhe Francën thanë gjithashtu se ndryshimet e propozuara do të dëmtojnë pavarësinë gjyqësore duke sjellë gjykatat nën kontrollin e drejtpërdrejtë të qeverisë.
Polonia dhe BE’ja gjithashtu janë ndeshur me migracionin, pasi Varshava ka refuzuar të pranojë emigrantët si pjesë e një sistemi kuotash të hartuar gjatë krizës evropiane të refugjatëve./Periskopi/












