Monika po kopjon Ilirin? Pamjet si Meta sulmoi dhe ofendoi rëndë Topallin (Video)

Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ndodhi një përplasje e ashpër mes opozitës dhe maxhorancës. Pas votimit të Kryeprokurores së re, Arta Marku opozita ka hedhur tymues dhe flakadanë në Kuvend duke shkaktuar kaos dhe ndërhyrjen e shpejtë të FNSH. Ajo që ra më shumë në sy, ishte reagimi i ashpër i Monika Kryemadhit e cila tentoi t’a qëllonte Ramën me çfarë të kishte përpara, […]
Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ndodhi një përplasje e ashpër mes opozitës dhe maxhorancës.
Pas votimit të Kryeprokurores së re, Arta Marku opozita ka hedhur tymues dhe flakadanë në Kuvend duke shkaktuar kaos dhe ndërhyrjen e shpejtë të FNSH.
Ajo që ra më shumë në sy, ishte reagimi i ashpër i Monika Kryemadhit e cila tentoi t’a qëllonte Ramën me çfarë të kishte përpara, letra, shishe uji, tymues, madje edhe me çizmen e saj.
Por jo vetëm kaq, në seancë janë dëgjuar edhe të shara dhe ofendime të rënda nga ana e Kryemadhit për Ramën.
Kjo shfaqje na kujtoi të gjithëve, sherrit e vitit 2006 ku Ilir Meta, sot President, u turr drejt Jozefina Topallit, kryetare Kuvendi në atë kohë.
Ashtu siç mund t’a shikoni në videot e bashkëngjitur lajmit, Iliri si Monika sot, shante dhe ofendonte me fjalë të rënda ish-deputeten Jozefina Topalli.
Ndoshta nuk është asgjë për t’u çuditur, fundja “burrë e grua, mish e thua”. /albeu.com/












