Molliqaj: Askush nga VV nuk ka dashur të flas për rastin e aktivistëve, përveç meje e Ymerit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka folur lidhur me qëndrimin e familjeve të Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, që Molliqaj nuk i përfaqëson ata në emisionin e sotëm në Rubikon – shkruan Periskopi. Molliqaj tha se ai qe një vit është duke u merr me këtë rast dhe do të flas sërish, derisa vazhdon […]
Molliqaj tha se ai qe një vit është duke u merr me këtë rast dhe do të flas sërish, derisa vazhdon të jetë pjesë e Vetëvendosjes, duke mos dashur të komentojë shumë qëndrimin e dy familjeve.
Tutje, ai tha se askush nga Vetëvendosje nuk ka dashur të flas për këtë rast tash e një vit, përveç tij e kryetarit të partisë, Visar Ymeri.
“Besoj se s’është më asgjë sekrete. Në VV ekziston një problem dhe qëndrimin e familjeve e kuptoj. Unë nuk e përfaqësoj sot askënd, përfaqësoj qëndrimin politik të LVV dhe e kam përfaqësuar qe një vit në këtë proces. Nuk do të shtoj asgjë sepse kam thënë se pa dalë Albini nuk do të flasim. Nesër është seanca e radhës ndaj deputetëve dhe besoj se do të ndërpritet një masë e padrejtë dhe pastaj do të flasim për këtë çështje. Kam qenë person që e kam mbrojtur këtë rast tash e një vit dhe familjarët kanë të drejtë ta shprehin qëndrimin e tyre. Do ta trajtojmë më vonë këtë çështje, jo tani. Për këtë rast askush nuk ka folur, përveç meje dhe Visar Ymerit”, tha Molliqaj.
Tutje ai foli edhe për faktin se në faqen zyrtare të VV’së nuk është paralajmëruar ardhja e tij në këtë emision.
“Nuk është problemi i imi me familjet, as i atyre me mu, por ka të bëjë me problemet me të cilat po përballet VV. Të presim deri nesër, sa të lirohen deputetët, andaj nuk është korrekte të flasim tash. Edhe për këtë që s’është publikuar do të flas, pavarësisht që s’është paralajmëruar ardhje ime në emision sonte. Deri sa të jam në VV, kështu do të ndodh”, tha tutje ai./Periskopi












