Ministria e Financave ka një lajm të mirë për prodhuesit vendor

Ministria e Financave ka një lajm të mirë për prodhuesit vendor

Ministria e Financave njofton të gjithë prodhuesit vendor, se janë finalizuar të gjitha procedurat ligjore për fillimin e implementimit të vendimeve për lirimin nga tatimi doganor dhe i akcizës për të gjitha subjektet e regjistruara si prodhues pranë Administratës Tatimore të Kosovës. Prandaj, duke filluar nga data 1 janar 2018, të gjithë prodhuesit të cilët […]

Prandaj, duke filluar nga data 1 janar 2018, të gjithë prodhuesit të cilët importojnë vet apo përmes kontraktorëve do të lirohen nga Tatimi doganor, për  lëndën e parë, gjysmë produktin, linjat e prodhimit, pajisjet e teknologjisë informative si dhe më pas do të lirohen nga Tatimi i akcizës të gjitha produktet të cilat marrin pjesë si lëndë ndihmëse në procesin e prodhimit.

Gjithashtu njoftojmë bizneset prodhuese se këto janë vetëm masat e para për këta tre muaj të mandatit Qeveritar, përkatësisht mandatit të Ministrit  të Financave.

Ministri i Financave Bedri Hamza, është deklaruar shumë herë publikisht se priroritet është zhvillimi i sektorit privat dhe se ky sektor do të jetë bartës i zhvillimit ekonomik, ku përmes rritjes së zhvillimit ekonomik dhe luftimit të informalitetit do të kemi trajtim të barabartë për të gjitha bizneset. Masat e ndërmarra do të ndikojnë në realizimin e të hyrave buxhetore siç është paraparë edhe në Buxhetin e vitit 2018.

Gjithashtu, Ministria e Financave njofton opinionin se nuk do të ketë asnjë tatim të ri, nuk do të ketë rritje të tatimeve ekzistuese, por MF-ja do të vazhdojë me masa të reja fiskale dhe lehtësuese për biznesin  në fillim të vitit të ri 2018, ku janë paraparë ndryshime dhe plotësime të legjislacionit tatimor siç janë, Ligji për Procedurën dhe Administratën Tatimore, Ligji për Tatimin në  Korporata, Ligji për TVSH-në, Ligji në të Ardhura Personale duke përfshirë edhe Kodin e Doganave dhe Akcizave. Në thjeshtimin e procedurave për nxjerrjen e dokumentacionit, do të ketë shkurtim të kohës dhe procedurave burokratike të kthimit të TVSH-së, shtyrje të TVSH-së në lëndë të parë me rastin e blerjes e cila prodhohet në Kosovë, kontrolla të thjeshtësuara dhe të përbashkëta ATK – Doganë, eliminim të kontaktit fizik të inspektorëve me tatimpagues dhe do të ketë zhvillim të sistemit të TI-së për komunikim të A TK-së dhe Doganës me tatimpaguesit. Do të ketë edhe shumë ndryshime tjera me qëllim që prodhuesit tanë të jenë konkurrentë  si brenda po ashtu edhe jashtë vendit.

Ministria e Financave gjithashtu njofton se asnjë ndryshim nuk do të ndodhë pa pëlqimin e Komunitetit të Biznesit, i cili është partner në vendimmarrje së bashku me Ministrinë e Financave.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?