Ministri Valdrin Lluka mohon fajësinë rreth akuzave për korrupsion

Valdrin Lluka, ministër i Zhvillimit Ekonomik, nuk e ndien veten fajtor rreth akuzave për korrupsion. Ai të hënën para Gjykatës Themelore të Prishtinës ka deklaruar se ndihet plotësisht i pafajshëm. E pafajshme është deklaruar edhe sekretarja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Eliana Naka, shkruan sot Koha Ditore. Për dallim prej tyre, prokuroria vazhdon […]
Valdrin Lluka, ministër i Zhvillimit Ekonomik, nuk e ndien veten fajtor rreth akuzave për korrupsion. Ai të hënën para Gjykatës Themelore të Prishtinës ka deklaruar se ndihet plotësisht i pafajshëm.
E pafajshme është deklaruar edhe sekretarja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Eliana Naka, shkruan sot Koha Ditore.
Për dallim prej tyre, prokuroria vazhdon të besojë se ka prova të mjaftueshme, përmes së cilave, sipas saj, do të vërtetohet fajësia e të akuzuarve.
Valdrin Lluka po akuzohet se në cilësinë e zyrtarit të lartë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), njëkohësisht edhe kryeshef i Agjencisë për Promovim të Investimeve, më 23 mars të vitit 201, ka filluar procedurat për zotimin e mjeteve në vlerë prej 20 mijë eurosh për organizatën joqeveritare “Jakov Innovation Center”, në të cilën OJQ ai vetë kishte qenë themelues.












