Mikullovci: Erdha të shoh se kush është ky gjykatës që ndjek njerëz të pafajshëm (Video)

Pas Albin Kurtit e Albulena Haxhiut nga salla janë përjashtuar edhe ata që kishin ardhur të ndjekin seancën kundër deputetëve të VV-së, në mesin e të cilëve ishte edhe Adem Mikullovci. Pas daljes nga salla e gjykatës, Mikullovci tha se në gjykatë ka shkuar më shumë për gjykatësin (Beqir Kalludra) se sa për deputetët, për […]
Pas Albin Kurtit e Albulena Haxhiut nga salla janë përjashtuar edhe ata që kishin ardhur të ndjekin seancën kundër deputetëve të VV-së, në mesin e të cilëve ishte edhe Adem Mikullovci.
Pas daljes nga salla e gjykatës, Mikullovci tha se në gjykatë ka shkuar më shumë për gjykatësin (Beqir Kalludra) se sa për deputetët, për të parë siç tha ai një njeri “që e çon ujin përpjetë” dhe që bën padrejtësi kaq të mëdha, raporton Periskopi.
“Kam ardhur më shumë për gjykatësin se sa deputetët. Kam pasur nderin të ha drekë me Hamzë Jasharin, kam pas nderin të pi kafe me Zahir Pajazitin e nuk e kam ditë kush janë. Kam dashtë me ardhë me pa një gjykatës që e çon ujin përpjetë, që i dënon njerëzit e pafajshëm”, tha Mikullovci.
Mikullovci tha se seanca ndaj deputetëve të VV-së i duket një cirkus.
“M’u dok një circus, nje komedi e dobët, një farsë, që në teatrin tim s’kisha mujt me ba. M’u dok krejt kjo një gjykim politik”, tha Mikullovci. /Periskopi/












