Mbreti i ardhshëm saudit blen shtëpinë më të shtrenjtë në botë (Foto)

Mbreti i ardhshëm saudit blen shtëpinë më të shtrenjtë në botë (Foto)

Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, njeriu i ri i fortë i Arabisë Saudite që kërkon të jetë imazhi i antikorrupsionit, është blerësi i mistershëm i kështjellës luksoze “Château Louis XIV”, pranë Parisit, banesa private më e shtrenjtë në botë e shitur për 275 milionë euro, shkruan “New York Times”. Prona luksoze u shit në […]

Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, njeriu i ri i fortë i Arabisë Saudite që kërkon të jetë imazhi i antikorrupsionit, është blerësi i mistershëm i kështjellës luksoze “Château Louis XIV”, pranë Parisit, banesa private më e shtrenjtë në botë e shitur për 275 milionë euro, shkruan “New York Times”.

Prona luksoze u shit në shtator 2015 nga shoqëria franceze e specializuar në sektorin e pasurive të patundshme të luksit “Daniel Féau”, anëtare e rrjetit “Christie’s”.

Në atë kohë asnjë informacion nuk kishte dalë për pronarin e ri, përveç se ishte nga Lindja e Mesme.

Kjo pronë, e ndërtuar në vitin 2011 në perëndim të Parisit, u quajt “Château Louis XIV” duke iu referuar të famshmit “mbreti Diell” që mbretëroi në Francë në shkeullin XVII dhe XVIII.

Me dëshirën për të qenë një kopje në miniaturë e kështjellës fantastike të Versajës, që është aty pranë, në këtë godinë bashkohen arkitektura e shekullit XVII me teknologjitë moderne, me shatërvane që mund t’i kontrollosh me iPhone, një sallë kinemaje, një akuarium gjigant dhe shumë të tjera.

“Me një sipërfae të banueshme prej 5 000 metrash katrorë, ajo premton festat e Versajës nën revolucionin high-tech”, thuhet në faqen internet të promovuesit të saj, “Cogemad”, përcjell Atsh.

“New York Times” pohon se pronari aktual është princi i ri trashëgimtar, Mohammed ben Salmane i cili kërkon të luftojë korrupsionin duke promovuar masa shtrënguese.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya