“Marrëveshja për termocentralin ‘Kosova e Re’, i siguron pavarësi energjetike Kosovës”

“Marrëveshja për termocentralin ‘Kosova e Re’, i siguron pavarësi energjetike Kosovës”

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë “Contour Global” për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.   Presidenti Thaçi ka thënë se kjo marrëveshje përfundimisht e zgjidhë një problem qenësor për Kosovën. Ky termocentral energjetik, sipas presidentit Thaçi, jo vetëm […]

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë “Contour Global” për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

 

Presidenti Thaçi ka thënë se kjo marrëveshje përfundimisht e zgjidhë një problem qenësor për Kosovën.

Ky termocentral energjetik, sipas presidentit Thaçi, jo vetëm që stabilizon sektorin e energjisë, por i jep edhe energji të re zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Kjo kontratë paraqet investimin më të madh privat në historinë e Kosovës dhe kontribuon në rritjen ekonomike. Për më tepër, kjo marrëveshje është edhe vazhdimësi e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se nuk mund të ketë tregues më domethënës për pozicionimin e Kosovës si destinacion për investime, se kjo marrëveshje e sotme, e cila përfshin rreth 1.3 miliardë euro investime.

“Investimet e huaja direkte po shënojnë suksese të reja, të cilat përkthehen në ndikim pozitiv dhe nxisin krijimin e vendeve të reja të punës. Vlen të theksohet se vetëm gjatë fazës së implementimit të këtij projekti, do të krijohen rreth 10 mijë vende të reja të punës. Këto suksese janë rezultat i punës së palodhshme dhe insistuese të institucioneve të Kosovës për të përmirësuar klimën e investimeve. Ky progres, Kosovës i konfirmohet edhe nga matës të ndryshëm ndërkombëtarë të ekonomive globale”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi ka thënë se përveç që e zgjidhim një problem të ndjeshëm për vendin tonë, me këtë investim po dërgojmë edhe sinjale të qarta në botë se jemi vend me potenciale dhe shtet që ofron siguri për investime.

“Orientimi i Kosovës kah integrimet euroatlantike është i gjatë dhe kërkues, por është një garanci që shteti ynë është në rrugën e duhur për zhvillim të qëndrueshëm”, ka thënë ai.

Me të filluar operimin, presidenti Thaçi ka thënë se termocentrali “Kosova e Re” pritet të ketë një jetëgjatësi prej 40 vjetësh.

“Ky planifikim afatgjatë do t’i mundësojë shoqërisë sonë të projektojë një të ardhme prosperuese për gjeneratat që vijnë. Dhe kjo periudhë jo vetëm që do të kontribuojë në qëndrueshmërinë furnizuese, por edhe do të garantojë pavarësi nga çmimet rajonale të energjisë, prej të cilave Kosova nuk do të varet në të ardhmen”, ka thënë ai.

Gjatë këtyre dekadave, i pari i vendit ka thënë se institucionet do të kenë kohë të mjaftueshme të krijojnë kapacitete të reja prodhuese të bazuara në burime të energjisë së ripërtëritshme.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje historike, e cila po bëhet në prag të 10 vjetorit të pavarësisë, e çon Kosovën me hapa të sigurt drejt pavarësimit energjetik.  

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?