Marrëveshja për lëvizjen e lirë të automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë, ende e pazbatuar në praktikë

Marrëveshja për lëvizjen e lirë të automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë, ende e pazbatuar në praktikë

Marrëveshja për Lëvizje të Lirë të Automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë është dashur të implementohet nga tetori i vitit të kaluar.  Në fillim ishte pala serbe që e neglizhoi atë, por më pastaj Marrëveshja nuk u zbatua pasi që pala kosovare nuk siguroi ngjitës për ta mbuluar flamurin që gjendet në targë, ashtu siç është […]

Në fillim ishte pala serbe që e neglizhoi atë, por më pastaj Marrëveshja nuk u zbatua pasi që pala kosovare nuk siguroi ngjitës për ta mbuluar flamurin që gjendet në targë, ashtu siç është precizuar në Marrëveshjen e Brukselit.

Ka kaluar më shumë se një vit prej kur Marrëveshja për Lëvizje të Lirë të Automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë është dashur të hyjë në fuqi. Në fillim ishte pala serbe ajo që e neglizhoi atë, duke e zvarritur zbatimin e Marrëveshjes nga dita në ditë. Derisa më vonë njëjtë veproi edhe pala kosovare, pasi që në mungesë të ngjitësve për ta mbyllur flamurin që gjendet në targë të automjeteve Marrëveshja e arritur në Bruksel nuk arriti të zbatohej në praktikë.

Gjatë vitit të kaluar ishte e bërë e ditur se një gjë e tillë nuk ka ndodhur për shkak të mungesës së letërngjitësve, të cilët ishin dashur të siguroheshin nga MPB-ja. Përgjegjësinë mbi MPB-në e kishte hedhur disa herë edhe vetë ish-ministrja Edita Tahiri.

Ndërsa njohës të kësaj çështjeje konsiderojnë se pasi ka kaluar 1 vit kjo marrëveshje është dashur të zbatohet në praktikë, por duke u shpërfillur si e tillë në tërësi ka dëmtuar seriozisht qytetarët. Sipas tyre, institucionet relevante të Kosovës duhet t’i njoftojnë qytetarët se ku janë ngecjet në zbatimin e marrëveshjeve dhe hapat që po marrin në këtë drejtim, qoftë dhe me elementin e shiritave të bardhë të propozuar për targat.

Gazeta “Zëri” për këtë çështje i ka dërguar pyetje Ministrisë së Punëve të Brendshme, mirëpo këta nuk kanë treguar se pse kjo marrëveshje nuk ka gjetur zbatim as sot. Megjithëse ka pasur deklarata kundërthënëse nga palët në dialog rreth arritjes së marrëveshjeve në Bruksel, Marrëveshja për Targat mes Serbisë dhe Kosovës arriti të nënshkruhet në nëntor të vitit të kaluar, me qëllim të përmirësimit të lëvizjes së qytetarëve të dy shteteve, por edhe një vit pas kjo marrëveshje nuk po zbatohet.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?