Lirohet atentatori i dyshuar i Mimoza Kusarit, ajo shtron plot pyetje pas lirimit

Lirohet atentatori i dyshuar i Mimoza Kusarit, ajo shtron plot pyetje pas lirimit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari- Lila, është ndarë e befasuar nga vendimi i sotëm i trupit gjykues në Gjykatën Themelore të Gjakovës i cili e liroi nga akuza të dyshuarin për tentim-atentat ndaj saj, Mikel Qupin. Prokuroria e akuzonte Qupin se ishte marrë vesh me dy shtetas të Shqipërisë për vrasjen e Mimoza […]

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari- Lila, është ndarë e befasuar nga vendimi i sotëm i trupit gjykues në Gjykatën Themelore të Gjakovës i cili e liroi nga akuza të dyshuarin për tentim-atentat ndaj saj, Mikel Qupin.

Prokuroria e akuzonte Qupin se ishte marrë vesh me dy shtetas të Shqipërisë për vrasjen e Mimoza Kusari-Lilës gjatë muajit korrik të vitit 2015. Për vrasjen e atëherë kryetares së Gjakovës, Qupi sipas Prokurorisë u premtoi 300 mijë euro dy shtetasve shqiptarë, njëri nga të cilët ishte Gramoz Nukshiqi.

Në një postim në Facebook, Kusari-Lila sonte tregoi se si kishte mësuar se ndaj saj ishte duke u përgatitur një atentat.

“Para dy vite e gjysmë ishte Policia e Kosovës me anë të një telefonate që më sugjeroi të mos dal nga shtëpia prej atij momenti se kanë informacione serioze se diçka e rëndë po përgatitej kundër meje. Ishin tre muaj pasues kur lëvizjet e mia përcilleshin nga mbrojtja e afërt për të siguruar lëvizjen time. Janë disa intervista me hetues të krimeve të rënda dhe Prokurorinë Speciale për të zbuluar arsyen e mundshme të kërkesës për eliminimin tim”, shkroi ajo në Facebook.

Ajo shtoi se ishte një takim i veçantë me Mikel Qupin në vizitën e paparalajmëruar të saj si Kryetare e Komunës në vendin e tij të punës, në zyrën e vendit në Bishtazhin.

“Unë e dija emrin e tij nga Policia, ai ende nuk ishte arrestuar në muajin Gusht 2015. Sa kam parë dhe takuar njerëz në jetën time asnjë nuk është dridhur dhe frikësuar nga prezenca ime aty sikur Mikel Qupi atë ditë”, tha Kusari Lila.

Ajo shtoi se që prej arrestimit të tij dhe gjykimit të mbajtur nuk ka pasur as edhe një përpjekje e vetme për të sjellë dëshmitarët dhe të dyshuarin nga Shqipëria në Kosovë dhe “as edhe një deklarate e frymës së gjallë për atë se kush e filloi dhe pse e filloi këtë storie”.

“Shumë net pa gjumë dhe pyetje pa përgjigje për familjen time, prindërit e mi, djemtë e mi se pse Mamin dikush deshi ta vrasë. Unë nuk mora kërcënim direkt, ishte policia e shtetit të Kosovës që më tha, Duan të të vrasin. Është Gjykata Themelore e Gjakovës që liroi të akuzuarin pa bërë as më të voglën përpjekje për të dëgjuar në seancë ata që e thanë lajmin e rëndë në Korrik të 2015-tes. Pse as edhe NJË herë të vetme nuk sollët dëshmitarin nga Tropoja?!”, pyeti Kusari- Lila

“Kush duhet ta sjellë të vërtetën e rastit?! Apo të harrojmë se ishte fjala për jetën dhe vdekjen?! Unë dhe familja ime nuk morēn asnjë përgjigje me Aktgjykimin e sotëm, neve sot na lindin shumë pyetje tjera”, tha ajo

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?