LDK: Në 100 ditët e Qeverisë, Kosova e izoluar si kurrë më parë

LDK: Në 100 ditët e Qeverisë, Kosova e izoluar si kurrë më parë

Lidhja Demokratike e Kosovës me anë të një komunikate ka komentuar punën 100 ditore të Qeverisë. Sipas LDK-së vetëm për 100 ditë, Qeveria e udhëhequr formalisht nga Ramush Haradinaj, e ka dëmtuar rëndë politikisht, ekonomikisht dhe moralisht çdo aspekt që lidhet me qeverisjen e shtetit. “Pas 100 ditësh qeverisjeje kaotike, Kosova sot është më e […]

Lidhja Demokratike e Kosovës me anë të një komunikate ka komentuar punën 100 ditore të Qeverisë.

Sipas LDK-së vetëm për 100 ditë, Qeveria e udhëhequr formalisht nga Ramush Haradinaj, e ka dëmtuar rëndë politikisht, ekonomikisht dhe moralisht çdo aspekt që lidhet me qeverisjen e shtetit.

“Pas 100 ditësh qeverisjeje kaotike, Kosova sot është më e izoluar, më varfër, me papunësi më të madhe, pa perspektivë,  me nepotizëm ekstrem, me buxhet të shpërdoruar skajshëm, me keqpërdorime enorme, me qeveritarë që kërcënojnë institucionet e pavarura, me njerëz të inkriminuar të vendosur në të gjitha nivelet e qeverisjes”, thuhet në komunikatë.

Sipas LDK-së për 100 ditë Qeveria Haradinaj u shqua me marrje të vendimeve jashtë kompetencave të Qeverisë, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, duke krijuar precedentë të rrezikshëm kushtetues dhe ligjor për të ardhmen e vendit. Shembuj të këtyre vendimeve janë:

– Falja e borxheve në kundërshtim me kompetencat e Qeverisë dhe dëmtimi i buxhetit të Republikës së Kosovës prej rreth 60 milionë euro (vetëm për dy muaj);

– Ndarja e mjeteve për rastin Kumanova në kundërshtim me Ligjin që ndalon bashkimin në konflikte jashtë shtetit;

– Shkarkimi i bordeve që janë në kompetencë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për të vënë njerëzit e tij/tyre në këto pozita;

– Ndarja e mjeteve nga rezerva buxhetore pa asnjë kriter dhe pa përgjegjësi për paranë publike;

Në Kosovë, gjatë kësaj periudhe, është  rritur papunësia për 2.9 për qind, siç konfirmon Agjencia e Statistikave e Kosovës.

Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës dështuan se në vend të Kushtetutës dhe ligjeve, sjelljet dhe vendimet e tyre i bazojnë në kanun dhe relikte të odave. Në shekullin e njëzetenjë!

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?