Kurti pranon se kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pranuar se në Kuvendin e Kosovës është përdorur gazi lotsjellës për të kundërshtuar marrëveshjet për asociacionin dhe demarkacionin. Ai gjatë seancës së sotme gjyqësore ka thënë se kanë provuar me pipa, vezë, ujë e gaz lotsjellës që të mos e lejojnë formimin e asociacionit dhe ratifikimin e demarkacionit me […]

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka pranuar se në Kuvendin e Kosovës është përdorur gazi lotsjellës për të kundërshtuar marrëveshjet për asociacionin dhe demarkacionin.

Ai gjatë seancës së sotme gjyqësore ka thënë se kanë provuar me pipa, vezë, ujë e gaz lotsjellës që të mos e lejojnë formimin e asociacionit dhe ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

“Kemi provuar me pipa vërshëllyes, me vezë edhe më ujë e kemi provuar edhe me gaz lotsjellës që të mos lejojmë kurrsesi Zajednicën e Serbisë në Kosovë dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi”, ka thënë Kurti.

Ai tha se kur nuk kishin mundësi të flisnin, kishin organizuar protesta brenda dhe jashtë Kuvendit.

“Ne kemi vepruar në një situatë ekstreme ku po cenohej sovraniteti dhe integriteti territorial dhe kemi vepruar në një rrethanë urgjente jo vetëm ekstreme. Sot këto rreziqe nuk janë eliminuar por janë jashtëzakonisht më të vogla se që ishin para dy viteve dhe unë jam shumë i lumtur për këtë”, është shprehur Kurti.

Ai ka theksuar se hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend kanë sjellë dobi për Kosovën, pasi janë penguar dëme të mëdha.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?