Kryeministri Haradinaj shtrëngon duart për herë të parë me një zyrtar të lartë serb (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot për herë të parë me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq. Takimi Haradinaj-Brnabiq ka ndodhur në Bruksel, në kuadër të një darke pune, të organizuar nga shefja për diplomaci e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Në këtë darkë, përveç Haradinajt e Brnabiqit, kanë marrë pjesë edhe kryeministrat nga Shqipëria, Bosnja […]
Takimi Haradinaj-Brnabiq ka ndodhur në Bruksel, në kuadër të një darke pune, të organizuar nga shefja për diplomaci e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Në këtë darkë, përveç Haradinajt e Brnabiqit, kanë marrë pjesë edhe kryeministrat nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Mali i Zi.
Para nisjes së darkës, Haradinaj ka përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë Brnabiqin.
Pamjet e publikuara nga BE tregojnë edhe momentin kur shefi i ekzekutivit kosovar i ka shtrënguar duart me kryeminstren serbe.












