Kryeministri Haradinaj emëron edhe një zëvëndësministër, ja kush është ai (Dokument)

Numri i zëvëndësministrave të Qeverisë është rritur edhe për një. Nga 67 zëvëndësministra ky numër është rritur në 68, raporton Indeksonline. Kështu, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka emëruar zëvendësministër, Shukri Maxhunin. Sipas këtij dokumenti, vendimi është nënshkruar nga kryeministri, Ramush Haradinaj. “Zëvendësministri emërohet për mbështetjen e Ministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë […]
Numri i zëvëndësministrave të Qeverisë është rritur edhe për një.
Nga 67 zëvëndësministra ky numër është rritur në 68, raporton Indeksonline.
Kështu, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka emëruar zëvendësministër, Shukri Maxhunin.
Sipas këtij dokumenti, vendimi është nënshkruar nga kryeministri, Ramush Haradinaj.
“Zëvendësministri emërohet për mbështetjen e Ministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga Ministri si dhe zëvëndësimin e Ministrit kur ai mungon ose kur nuk është në gjendje të kryjë detyrën e tij” shkruan në këtë vendim.
Në bazë të numrit aktual të zëvendësministrave, qeveria Haradinaj del të mbajë numrin rekord të zëvendësministrave për dallim nga qeveritë e kaluara.













