Krenaria e babait të letërsisë ruse për stërgjyshin e tij afrikan

Për rusët, Aleksandër Pushkin është babai i padiskutueshëm i letërsisë së tyre, njësoj siç është Shejkspiri [Shakespeare] për britanikët. Marrë parasysh natyrën e politikave ruse të ditëve të sotme, është e zorshme të mendohet që krijuesi i ‘Eugene Onegin’ nuk ishte thjesht ithtar i multikulturalizmit por edhe shembull i tij: Pushkini kishte racë të përzier, […]
Për rusët, Aleksandër Pushkin është babai i padiskutueshëm i letërsisë së tyre, njësoj siç është Shejkspiri [Shakespeare] për britanikët. Marrë parasysh natyrën e politikave ruse të ditëve të sotme, është e zorshme të mendohet që krijuesi i ‘Eugene Onegin’ nuk ishte thjesht ithtar i multikulturalizmit por edhe shembull i tij: Pushkini kishte racë të përzier, dhe krenar me origjinën e tij afrikane.
Stërgjyshi i tij, Ibrahim Petrovich Gannibal, ndoshta është lindur në atë që njihet si Kamerun më 1696. Gannibal ishte kidnapuar si fëmijë dhe ishte dërguar në Konstandinopojë, ku, një prej paraardhësve të tij e ‘shpëtoi’ atë, dhe ia dërgoi si dhuratë Pjetërit të Madh.
Gannibal kaloi nga një formë shërbimi në tjetrën, por meqë ishte i preferuari i perandorit, jeta e tij e re ishte më glamoroze. Pas një edukimi militar në Francë, ai u ngrit në rangun e fisnikërisë dhe vdiq si gkemeral me qindra bujkrobër nën urdhërin e tij: një aristokrat i zi me shërbyes të bardhë në Evropën veriore të shekullit të 18.
Pushkini provoi të kuptonte jetën e stërgjyshit të tij në një novelë të pakompletuar historike që e nisi në vitin 1827 “The Moor of Peter the Great’. Në fragment, Ibrahimi e gjen veten të admiruar nga gratë franceze, por “ky kuriozitet, megjithëse i fshehur nën dukjen e dashamirësisë e lëndoi vetëbesimin e tij”. Ai ka zili “njerëzit të cilët askush nuk i vërente, duke e vlerësuar parëndësishmërinë e tyre si lumturi”. Ai pret “përqeshje”. Dhe kur bie në dashuri, bie me Konteshën D, e cila “e trajtonte Ibrahimin njerëzisht, por pa ndonjë vëmendje të veçantë. E kjo e kënaqte atë.”
Por, edhe vetë Ibrahimi ishte paragjykues ndaj motiveve seksuale të grave që e rrethonin.
Ky ambiguitet ishte qëndror për identitetin e shkrimtarit të madh rus. Nganjëherë ai i përdorte rrënjët e tij afrikane për ta vendosur veten si një hero bajronik [Lord Byron] të jashtëm, kur fliste për “Afrikën time” te vepra Eugene Onegini, si të kishte qenë atje. Ai i thërriste edhe skllavët amerikanë si “vëllezërit e mi” megjithëse vetë mbante skllevër rusë duke ngulmuar që Gannibali [stërgjyshi i tij] ishte “Shoku më i besuar i perandorit, dhe jo një skllav.”
Si një romancë historike, The Moor of Peter the Great kurrë nuk do të ishte një prej veprave më të mëdha të Pushkinit. Por duke e lënë të papërfunduar, ai na privoi neve nga diçka e jashtëzakonshme: një portret i qëndrueshëm i jetës së brendshme të një rusi të zi në fillim të shekullit të 18-të, shkruar nga një person me ngjyrë që kishte privilegjet e të bardhëve. Nuk mund të thuhet sesa një novelë e tillë revolucionare nga një figurë kaq e rëndësishme letrare mund të kishte formësuar traditën perëndimore.
Përktheu nga Guardian: Periskopi












