KQZ publikon formularët që tregojnë përputhjen e rezultateve të Istogut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar kopjet e skanuara të Formularëve të Përputhjes së Rezultateve nga procesi i rivotimit për kryetar të komunës së Istogut. Kjo nuk është një shpallje e Rezultateve Përfundimtare, por janë vetëm formularë të cilët janë plotësuar në Vendvotim, më 17 dhjetor, njofton KQZ, përcjellë Klan kosova. “Rezultatet Përfundimtare do të […]
Kjo nuk është një shpallje e Rezultateve Përfundimtare, por janë vetëm formularë të cilët janë plotësuar në Vendvotim, më 17 dhjetor, njofton KQZ, përcjellë Klan kosova.
“Rezultatet Përfundimtare do të shpallen pas numërimit të votave me kusht; votave përmes postës; votave të personave me nevoja të veçanta dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve”, thuhet në komunikatë.
Kopjet e skanuara të formularëve i gjeni:KËTU












