“Kosovën nuk mund ta kthejmë përmes diplomacisë, por vetëm nëpërmjet ndërhyrjes ushtarake” (Video)

Vetëm një vit më parë, i matur gjithmonë në komente, kolumnisti politik Miroslav Lazanski tronditi audiencën në një tribunë kur u përpoq të shpjegonte mënyrën në të cilën Serbia duhet të rivendosë sovranitetin e saj në Kosovë. Nëse, për ndonjë arsye, keni humbur një mundësi për të dëgjuar qëndrimin e tij atëherë ne po transmetojmë […]
Nëse, për ndonjë arsye, keni humbur një mundësi për të dëgjuar qëndrimin e tij atëherë ne po transmetojmë gjithçka që ai tha në atë kohë, raporton “Vestinet”, transmeton Periskopi.
Do të ishte gjithashtu interesante të dëgjosh kur një gazetar me reputacion ka ndryshuar mendjen nga ajo çfarë kishte thënë më parë.
“Ne e kemi humbur Kosovën në një farë mënyre dhe ne kurrë nuk do ta kthejmë atë me ndonjë lëvizje ligjore diplomatike, por vetëm ushtarakisht mund të kthehet”, tha Lazanski. “Me luftë… një ditë kur do të lindin disa nga serbët më të mirë dhe të guximshëm”.
“Unë them, që shqiptarët nuk janë të rëndësishëm, por më e rëndësishmja në atë territor janë mineralet,” shtoi ai./Periskopi/












