Kontratë prej 800 mijë eurove për ndërtim të rrugëve në fshatrat e Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 800 mijë eurove për ndërtim të infrastrukturës rrugore në fshatra. “Jam jashtëzakonisht i lumtur që të ndaj informatën me banorët e fshatit Çelik, Pidiq, Bresalc, Llashticë, Zhegër, Velekincë dhe Selishtë se së shpejti do të fillojmë me asfaltimin e rrugëve. Në kuadër […]
“Jam jashtëzakonisht i lumtur që të ndaj informatën me banorët e fshatit Çelik, Pidiq, Bresalc, Llashticë, Zhegër, Velekincë dhe Selishtë se së shpejti do të fillojmë me asfaltimin e rrugëve. Në kuadër të kësaj shume që e investon Komuna e Gjilanit parashihet investimi i rrugëve kryesore, ndërsa në fshatrat e mëdha si në Zhegër dhe Bresalc do të ndërtohen dhjetë rrugë lokale të brendshme, duke përfshirë edhe rrugët në lagjen e “Makiqëve” në Bresalc”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.
Haziri ka theksuar se kjo është pjesë e programit qeverisës për investimin e rrugëve nëpër fshatra duke mos e anashkaluar asnjëherë zonën urbane të qytetit.












