Haradinaj: Do të blejmë rrymë

Haradinaj: Do të blejmë rrymë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar në orët e hershme të mëngjesit, Korporatën Energjetike të Kosovës, ku është njoftuar nga menaxhmenti për situatën aktuale me furnizim me energji elektrike. “Qëllimi i vizitës është të shoh si është situata me prodhim, çka pritet nga tash e deri në muajin mars, sa prodhojmë, sa blejmë dhe […]

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar në orët e hershme të mëngjesit, Korporatën Energjetike të Kosovës, ku është njoftuar nga menaxhmenti për situatën aktuale me furnizim me energji elektrike.

“Qëllimi i vizitës është të shoh si është situata me prodhim, çka pritet nga tash e deri në muajin mars, sa prodhojmë, sa blejmë dhe në çfarë kapaciteti jemi”, tha kryeministri Haradinaj.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj gjatë kësaj vizite është interesuar edhe për zhvendosjen e banorëve të Shipitullës, pjesës së mbetur të lagjes Mirena.

“Gjendja është nën kontroll. Tani e tutje do të blejmë rrymë sepse rezervat e thëngjillit janë të pakta për të punuar të gjitha njësitë, mirëpo gjendja është stabile. Mora zotim nga menaxhmenti që do ta rrisim angazhimin me kujdestari të vazhdueshme 24 orë,  nga tash deri në muajin mars”, tha kryeministri.

Kryeministri Haradinaj nuk mohoi krizën energjetike që ka Kosova, duke thënë se gjendja është e vështirë, përkundër faktit se në kryeqytet ka më pak reduktime.

“Nëpër vendbanime, nëpër fshatra të largëta reduktimet janë më të mëdha, por përkeqësim më të madh të gjendjes nuk pritet. Kjo nuk është gjendja e duhur, por po i vuajmë pasojat e mos punës në të kaluarën”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj pasi falënderoi kryeministrin për angazhimin tha se Korporata Energjetike e Kosovës ka kaluar një sfidë e cila është ndër sfidat kryesore ose më e madhja që pas luftës, që është shpronësimi.

“Fal angazhimit të Qeverisë, ministrive përkatëse dhe komunës, ne kemi arritur ta përmbyllim dje regjistrimin e pronave dhe presim që brenda kësaj jave ta përmbyllim përfundimisht dhe të fillojmë me punë”, tha drejtori Gjukaj.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?