Haradinaj pranon rritjen e çmimit të energjisë, thotë s’është për shkak të “Kosovës së Re”

Haradinaj pranon rritjen e çmimit të energjisë, thotë s’është për shkak të “Kosovës së Re”

Kryeministri Ramush Haradinaj ka zbuluar për Ekonomia Online detaje nga marrëveshja që Qeveria e Kosovës do të nënshkruajë, këtë të mërkurë, me kompaninë amerikane “Contour Global” për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”. Në një intervistë për EO, Haradinaj thotë se marrëveshja siguron investime të konsorciumit amerikan prej 1.3 miliard euro, që do të jetë […]

Në një intervistë për EO, Haradinaj thotë se marrëveshja siguron investime të konsorciumit amerikan prej 1.3 miliard euro, që do të jetë investimi më i madh i huaj. Qeveria do t’i sigurojë “Contour Global” kthimin e investimit 18.5 për qind dhe jo 24 për qind sa ishte negociuar nga Qeveria e kaluar.

Ashtu sikur ka paralajmëruar opozita dhe disa organizata të shoqërisë civile, kreu i Qeverisë e pranon se energjia elektrike do të shtrenjtohet.

“Rritja e energjisë elektrike është e pashmangshme; është e çmimeve të tregut, jo vetëm në Kosovë, por edhe në botë. Por nuk ndikon kjo kontratë në rritjen e çmimit dmth kur prodhojmë me kapacitete të vjetruara si sot, dhe nuk kemi mundësi t’i përmbushim kërkesat tona, ne blejmë rrymë mbi 100 euro megavatin. Ndërsa me kontratën e re është rreth 70 euro çmimi i megavatit”, tha Haradinaj.

“Organi rregullativ i tregut të energjisë e ka paraparë një rritje fare pa ndodhë investimi; nuk e kanë ditur që do të jetë kontrata e arritur”.

I pyetur se a do të bëhet publike krejt marrëveshja dhe kostoja financiare, Haradinaj përgjigjet: “E kemi për nder me ba publike marrëveshjen”.

“Dy-tre elemente të ju them. Kjo është para e jashtme, nuk investon Kosova asnjë cent. Ta keni parasysh, është krejtësisht investim i huaj, i pari që ndodh në Kosovë. I tillë është rreth 1 miliard e 300 milionë euro investim i huaj”, ka theksuar ai.

Qeveria e Kosovës thotë se TC “Kosova e Re” do të ndërtohet me teknologji superkritike dhe koeficient të eficiencës 40%, duke reduktuar dukshëm emetimet e gazrave.

“Kjo është teknologjia më e re, më e fundit. Koeficienti maksimal në pastërti është 42, kurse ne e kemi 40, pra nuk ka më lartë. Jemi në teknologjinë më të avancuar”, shprehet Haradinaj.

Pas finalizimit, ky projekt me kapacitet prej 500 MW thuhet se do të sigurojë pavarësinë energjetike të Kosovës.

Krahas kësaj, kryeministri thekson rëndësinë që ky investim ka për tërheqjen e investimeve të tjera të huaja.

“Kjo e ndryshon krejtësisht situatën me Kosovën dhe me investitorët. Në momentin kur kompania është e listuar në Premium bursë të Londrës, e nxjerr këtë kontratë, atëherë krejt pamja e Kosovës tek investitorët me kredibilë, më seriozë në botë ndryshon. Dhe kjo është një shenjë e mirë për Kosovën”.

Sipas tij, arritja e marrëveshjes është rezultat i punës shumëvjeçare të qeverive të Kosovës, i shumë njerëzve e ekspertëve. Por, një meritë të madhe ia lë vetes.

“Në fakt, unë e kam kryer një punë që me vjet të tërë, qe 15 vjet rri nëpër tavolina të Kosovës. E kemi kryer një punë që nga 24 për qind që ka qenë në ekuitet (garantimi i kthimit të fitimit për kompaninë), kurse tani është 18.5 për qind. Dhe ia kam dhanë Kosovës një situatë krejt të re, krejt tjetër. Me këtë nuk mburrem vetëm unë, por kanë punuar breza e breza për këtë punë”.

“E faleminderit që e kemi qymyrin, sepse pa qymyr nuk kish ndodhë. Por është shumë me rëndësi që e kemi marrë një investim të tillë”, thekson kreu i Qeverisë.

Në këtë intervistë, kryeministri Ramush Haradinaj flet dhe për 100-ditëshin e Qeverisë së tij, kur do të mund të lëvizin kosovarët pa viza, kur do të krijohet Asociacioni i Komunave Serbe, marrëdhëniet me Brukselin e tema të tjera. Intervista e plotë publikohet të dielën.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?