Haradinaj liron deputetët: Votoni si të doni për demarkacionin

Haradinaj liron deputetët: Votoni si të doni për demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për emisionin Interaktiv të KTV-së, ka folur për temat kryesore me të cilat po përballet Kosova aktualisht. Duke folur për Marrëveshjen për demarkacionin, ka thënë se tash është në dorën e Kuvendin. “Nuk e diktoj unë agjendën e kuvendit. Marrëveshjen e kanë në Kuvend dhe munden që […]

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për emisionin Interaktiv të KTV-së, ka folur për temat kryesore me të cilat po përballet Kosova aktualisht.

Duke folur për Marrëveshjen për demarkacionin, ka thënë se tash është në dorën e Kuvendin.

“Nuk e diktoj unë agjendën e kuvendit. Marrëveshjen e kanë në Kuvend dhe munden që ta fusin në rend dite edhe këtë vit. Unë kam votuar për të dërguar në Kuvend marrëveshjen e vjetër, por e kemi votuar edhe raportin e zotit Bulliqi. Qeveria e ka kryer punën dhe tash është puna te Kuvendi”, tha ai.

Në lidhje me atë se si pret që të votojnë deputetët për këtë Marrëveshje, Haradinaj tha:

“Të votojnë lirshëm”.

Ai tha se deputetët i kanë dy modele, Marrëveshjen dhe raportin “dhe ju bëj thirrje të votojnë lirshëm”.

“Edhe AAK le të votojë lirshëm, si të dojë. Nuk kam ndryshuar qëndrim. Marrëveshja ka gabime. Kuvendi e ka Marrëveshjen, dhe ka edhe gjetjet e fundit”, tha Haradinaj.

Ai tha se nuk e di nëse vota kundër demarkacionit do të ndikojë tek koalicioni me PDK-në.

Haradinaj thotë se e ka kryer punën që i takon atij në këtë çështje, pasi që e ka dërguar Marrëveshjen në Kuvend.

“Të shohim çfarë do të thonë deputetët”, tha Haradinaj, kur u pyet se si e komenton çështjen se SHBA e pranon këtë version të shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Kryeministri i Kosovës thotë se nëse Kuvendi e rrëzon këtë Marrëveshje, do të bisedojë me Malin e Zi pasi që, siç thotë ai, nuk ka marrëveshje dypalëshe nëse një marrëveshje rrëzohet nga njëra palë.

“Edhe amerikanët e edhe evropianët kanë kërkesë për ratifikim. Gjithmonë u kam thënë se Kuvendi nuk i ka 2/3 për ta kaluar Marrëveshjen”, u shpreh kreu i ekzekutivit.

Ndërkaq, për ndërlidhjen e demarkacionit me liberalizimin e vizave, Haradinaj tha se ky proces mund të zgjas disa muaj.

“Edhe sikur ta votonim tani demarkacionin, liberalizimi i vizave është proces disa mujor. Edhe nëse dështon, prapë kemi disa muaj ose javë që të japim një opsion të zgjidhjes. Edhe nëse përshpejtojmë punën dhe bëjmë punë të mirë në rend e ligj, për disa javë apo muaj jemi te liberalizimi. Brenda pjesës së parë të vitit të ri mund të ndodh”, tha ai.

Në lidhje me raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, Haradinaj tha se çështja e demarkacionit nuk i dëmton ato raporte.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?