Haradinaj dhe Mogherini biseduan për liberalizimin e vizave, ja çka u tha mes tyre

Haradinaj dhe Mogherini biseduan për liberalizimin e vizave, ja çka u tha mes tyre

Në Bruksel të hënën mbrëma është organizuar takimi joformal, në formën e një darke pune, e kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me Përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. Në atë takim, sipas asaj që thanë pjesëmarrësit pas përfundimit të tij, është përsëritur përkushtimi i BE-së […]

Në Bruksel të hënën mbrëma është organizuar takimi joformal, në formën e një darke pune, e kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me Përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. Në atë takim, sipas asaj që thanë pjesëmarrësit pas përfundimit të tij, është përsëritur përkushtimi i BE-së për zgjerimin me vendet e Ballkanit dhe i vendeve të këtij rajonit për të vazhduar reformat.

Për dallim prej vendeve fqinje të Kosovës, që kishin për qëllim hyrjen në BE, vendi ynë ka pasur për teme diskutimi çështjen e liberalizimit të vizave.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë Halil Matoshi çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, krahas agjendës evropiane ishte temë e diskutuar me partnerët evropianë.

Ai për Indeksonline ka treguar se takimi është ftuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe kryeministrat e vendeve të rajonit të Ballkanit kanë diskutuar për zhvillimet në rajon dhe perspektivën për vitin 2018.

“Bashkëpunimi në rrugën evropiane ishte tema e diskutimit. Çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, krahas agjendës evropiane ishte temë e diskutuar me partnerët evropianë. Qeveria Haradinaj është e përkushtuar për të përmbushur obligimet që dalin nga MSA dhe Agjenda Evropiane, me qëllim të përshpejtimit të rrugës evropiane të Kosovës dhe rrjedhimisht të marrjes sa më të shpejtë të liberalizimit të vizave”, ka thënë Matoshi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?