Grabitet një pikë e Western Union në Prishtinë

Sot në Prishtinë është raportuar për një grabitje në një pikë të Western Union. Rastin për Periskopin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai thotë se rasti ka ndodhur rreth orës 09:30, dhe policia ka marrë si informacion grabitje në atë pikë. ‘’Rasti ka ndodhur në orën 09:30, […]
Rastin për Periskopin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai thotë se rasti ka ndodhur rreth orës 09:30, dhe policia ka marrë si informacion grabitje në atë pikë.
‘’Rasti ka ndodhur në orën 09:30, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke e inicuar si rast. Detaje të tjera do të dalin më vonë, pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes’’, është përgjigjur ai për Periskopin.
Ndërkohë ende nuk dihet për çfarë lloj grabitje bëhet fjalë, apo për ndonjë të arrestuar./Periskopi/












