Gorani: Demarkacioni u bë larg syve të publikut, tash po na imponohet të marrim përgjegjësi historike për të

Deputeti i Vetëvendosjes, Dukagjin Gorani ka thënë se deputetëve të Kuvendit po u imponohet të marrin një përgjegjësi historike dhe politike lidhur me demarkacionin. Këto komente ai i ka bërë në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme ku diskutohet lidhur me atë se a do të dërgohet për votim projektligji për demarkacion me Malin […]
Deputeti i Vetëvendosjes, Dukagjin Gorani ka thënë se deputetëve të Kuvendit po u imponohet të marrin një përgjegjësi historike dhe politike lidhur me demarkacionin.
Këto komente ai i ka bërë në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme ku diskutohet lidhur me atë se a do të dërgohet për votim projektligji për demarkacion me Malin e Zi.
“Mendoj që arsyetimi primar që përmendet në media nga ana e pushtetit thotë se ratifikimi është I nevojshëm për liberalizimin e vizave ndërkohë që kjo arsye mungon në memorandumin shpjegues që natyrisht ngjall dyshime se nuk është bë kurrë fjalë për liberalizim vizash. Nëse bëhet fjalë për një projektligj të tillë atëherë pse duhet me marrë përgjegjësi për dicka qëe nuk pyetesh, nuk përfilesh por kërkohet prej teje me majtë përgjegjësi historike Anashkalohet ideja e konsultimit me public. Pra konsulutimi me publik konsiderohet si diçka që është arbitrar. Mund të ndodhë por jo domosdoshmërisht. Është përgjegjësi tepër e madhe edhe individuale që të mendohet për dërgimin e një projektligji të tillë në Kuvend duke e marrë parasysh peshën e tij politike dhe historike duke marrë parasysh që ky projekt dhe ky proces është bërë larg syve të publikut dhe është bërë larg Kuvendit. Mbledhja e sotme, ështe e panevojshme dhe publikisht e dëmshme. Ajo që muj me thanë, është që është proces i papranueshëm, është i damshëm, nuk ish deshtë as të shqyrtohet në Kuvend. Por nëse ekziston një shumicë për dërgimin e tij në Kuvend atëherë kjo do të kundërshtohet edhe atje.”, tha Gorani/Periskopi/












