Gjyqtares së EULEX-it nuk i mjaftoi një pagë në Kosovë, u angazhua edhe në këtë shtet

Gjyqtares së EULEX-it nuk i mjaftoi një pagë në Kosovë, u angazhua edhe në këtë shtet

  Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, bullgarja Snezhana Botusharova – Doicheva, nuk ishte mjaftuar me vetëm një pagë që e merrte për punën e saj në Kosovë. Nga dhjetori i vitit 2014, Botusharova, ishte bërë pjesë e projektit 30 muajsh “Mbështetje e Gjykatës Kushtetuese të Gjeorgjisë”, megjithëse kërkesa i ishte refuzuar nga atëherë shefi i EULEX-it, […]

 

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, bullgarja Snezhana Botusharova – Doicheva, nuk ishte mjaftuar me vetëm një pagë që e merrte për punën e saj në Kosovë.

Nga dhjetori i vitit 2014, Botusharova, ishte bërë pjesë e projektit 30 muajsh “Mbështetje e Gjykatës Kushtetuese të Gjeorgjisë”, megjithëse kërkesa i ishte refuzuar nga atëherë shefi i EULEX-it, Gabriele Meucci, raporton KTV.

Po, siç bëjnë të ditur burimet e KTV-së, po atë ditë që kishte marrë refuzimin, edhe Botusharova ishte tërhequr nga kërkesa, por jo nga projekti, i financuar nga BE-ja me 1.2 milionë euro.

Emri i saj, figuron në lajmin e publikuar më 5 dhjetor 2014, në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese të Gjeorgjisë, ku Botusharova si udhëheqëse e projektit, kishte shpjeguar qëllimin e tij.

Përveç kësaj, bashkë me ekipin e këtij projekti, Botusharova kishte vizituar edhe Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në Luksemburg.

Në ueb-faqen e zbatuesit të këtij projekti, rezulton se ai është kompletuar.

ka pritur një kohë përgjigje nga Gjykata Kushtetuese, në pyetjet nëse kishin njohuri për një angazhim të dytë të gjyqtares Botusharova, që ka mandat deri në qershorin e vitit të ardhshëm, por nuk ka marrë përgjigje.

Megjithëse nuk e kishte përmendur emrin e saj, në intervistën e tij dhënë për “Le Monde”, ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, kishte lënë të kuptohet se bëhet fjalë për gjyqtaren Botusharova.

E, në një përgjigje për KTV-në, EULEX-i ka përsëritur se të gjitha pretendimet e bëra nga Simmonsi, por edhe ato kundër tij, janë pjesë e një hetimi të pavarur nga një gjykatës i Gjykatës Evropiane.

Një ish-koleg i gjyqtares Botusharova në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, amerikani Robert Carolan, për veprime thuajse të ngjashme, ishte hetuar nga Zyra Evropiane kundër mashtrimeve.

Njëkohësisht me pozitën e tij në Kushtetuese, ai kalonte shumicën e kohës në shtetin e Minnesotas, derisa përveç pagës, merrte edhe mëditjet për kohën që nuk e kalonte në Kosovë.

OLAF, nuk e kishte komentuar rezultatin e hetimeve, por kishin rezultuar me dorëheqjen e tij nga pozita e gjyqtarit në Gjykatën më të lartë në Kosovë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?