Gjykatësi Kalludra thotë se aktivisti i VV-së pranoi një fakt për sulmin ndaj Kuvendit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar aktgjykimin me shkrim lidhur me dënimin me 21 vjet burg të katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje: Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Frashër Krasniqi dhe Adea Batusha, për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës. Në aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë thuhet se aktivisti, tashmë i dënuar i Lëvizjes Vetëvendosje, Atdhe Arifi […]
Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar aktgjykimin me shkrim lidhur me dënimin me 21 vjet burg të katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje: Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Frashër Krasniqi dhe Adea Batusha, për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.
Në aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë thuhet se aktivisti, tashmë i dënuar i Lëvizjes Vetëvendosje, Atdhe Arifi e pranoi “aksidentalisht” se ka blerë motorin me të cilin të dënuarit u larguan nga vendi i ngjarjes, pasi kryen aktin.
Në aktgjykimin e gjyqtarit të rastit, Beqir Kalludra, theksohet se fjala për blerjen e motorit i rrodhi “aksidentalisht nga goja një djali të shkolluar me alamet diploma.”
“I akuzuari Atdhe Arifi “aksidentalisht”, pohoi njëherë faktin e blerjes dhe këtu domosdoshmërisht parashtrohet pyetja se pse vetëm i akuzuari Atdhe e pohoi faktin se ka blerë një motor me ngjyrë të kuqe, asgjë të keqe nuk ka këtu”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës.
Në këtë aktgjykim shtrohet një pyetje.
“Mirëpo shtrohet pyetja se pse asnjëherë nuk e përsëriti më pastaj faktin se e ka blerë një motor, a mos e tha këtë fjali gabim, aksidentalisht i rrodhi nga goja një djali të shkolluar me alamet diploma”, përshkruhet në aktgjykimin e gjyqtarit Kalludra.
Gjykata kishte vendosur që deputeti Frashër Krasniqi të dënohet me tetë vjet burgim, Atdhe Arifi me gjashtë vjet, Egzon Haliti me pesë vjet e gjashtë muaj, ndërsa Adea Batusha është dënuar me dy vjet burgim.












