Gjykata konfirmon ndalimin, Tahiri: Do flas shumë shpejt

Gjykata konfirmon ndalimin, Tahiri: Do flas shumë shpejt

Me avokatin në krah, ish-ministri i Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri arriti tek Krimet e Rënda në orën 9:30 minuta, sipas orarit të caktuar nga gjykata për seancën e marrjes në pyetje. Gjyqtarja Liljana Baku dëgjoi e pyeti edhe të dyshuarin Tahiri për vendimin në mungesë të shpallur në 9 dhjetor, që e ndalon të […]

Gjyqtarja Liljana Baku dëgjoi e pyeti edhe të dyshuarin Tahiri për vendimin në mungesë të shpallur në 9 dhjetor, që e ndalon të dalë jashtë vendit.
Gjatë seancës, avokati Maksim Haxhia tha se nuk ka asnjë provë të re, sipas të cilave të kërkohej kjo masë në gjykatë.
Avokati kujtoi se nuk ekziston rreziku i ikjes përderisa rezulton se Saimir Tahiri ka dalë jashtë vendit dhe është kthyer sërish.

Në fakt, në një pikë ishte dakord me mbrojtjen edhe prokurori, i cili tha se përderisa Tahiri është deputet i Kuvendit, ai nuk është i rrezikshëm, e rrezikshme është vepra për të cilën ai dyshohet, u shpreh Gentian Osmani.

Për dy episode, atë të përgjimeve ambientale në Itali, ku Habilajt lakojnë emrin e Saimir Tahirit për dhurata dhe për patentat e gjetura në mjetin e Orest Sotës, foli ish-ministri.

“Nuk kam asnjë tromaksje sa i takon dy patentave që janë gjetur në makinë dhe që dy persona flasin për emrin tim. Unë nuk do doja t’ ju shikoja ju apo këdo tjetër këtu vetëm sepse gjenden patenta pa patur asnjë provë tjetër. Kështu janë përmendur edhe emra gjyqtarësh, madje i kryetarit të Gjykatës së Lartë për t’u korruptuar”.

“Zoti Sota dhe familja e tij i ka hyrë biznesit që në 1992. Kjo familje nuk ka probleme me ligjin, kështu që nuk mund ta vëmë para përgjegjësisë pse ka dalë me familjen Sota”, spjegoi avokati Haxhia, shkruan Top Channel.

Për argumentin tjetër të prokurorisë, sipas të cilit Saimir Tahiri njihet me Habilajt përderisa nga sistemi TIMS rezulton të ketë dalë me Audin 003 GB, foli vetë Tahiri.

“Unë nuk kam dalë me mjetin e asnjë krimineli, apo të ndonjë personi që në dijeninë time kishte prbleme me ligjin”.

Ndërsa avokati i tij shtoi se “ai automjet i është sjellë nga xhaxhai i tij për t’u përdorur”.

Gjykatësja Liljana Baku, pasi dëgjoi të gjitha palët dhe qëndrimet e tyre, tha se vendimi i ndalimit për të udhëtuar jashtë lihet në fuqi, pasi pretendimet e të dyshuarit janë të pabazuara.

Në përfundim të seancës, Saimir Tahiri u shpreh: “Do të flas shumë shpejt”.

“Do ta çojmë në Apel. Kjo gjykatë është kthyer në notere e kërkesave të prokurorisë”, tha avokati Maksim Haxhia.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?