Gjykata: Këto janë provat shfajësuese në aktgjykimin ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes

Gjykata: Këto janë provat shfajësuese në aktgjykimin ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes

Në aktgjykimin me të cilin u dënuan aktivistët e VV-së thuhet se përgjegjësia për disa sulme të ngjashme është marrë në mënyrë të ngjashme. Trupi gjykues ka vlerësuar si provë rrethanore në aktgjykimin për aktivistët e Vetëvendosjes transkriptet e bisedës së Frashër Krasniqit me një person tjetër. “(…) nga këto transkripte rezulton se gjatë zhvillimit […]

Në aktgjykimin me të cilin u dënuan aktivistët e VV-së thuhet se përgjegjësia për disa sulme të ngjashme është marrë në mënyrë të ngjashme.

Trupi gjykues ka vlerësuar si provë rrethanore në aktgjykimin për aktivistët e Vetëvendosjes transkriptet e bisedës së Frashër Krasniqit me një person tjetër.

“(…) nga këto transkripte rezulton se gjatë zhvillimit të bisedës, personi NN i drejtohet tani të akuzuarit Frashër Krasniqi, duke i thënë ‘çka ke gju pa lidhje atje në RTK mos gjuni qasi sende pa lidhje, mos bani trazira’”, thuhet në aktgjykim.

Aty përmendet edhe përgjigjja e Frashër Krasniqit.

“I akuzuari Frashër i përgjigjet ‘eeeeee hej, hej, o djalë, kadalë se kto janë akuza serioze’ (…) ndërsa që i akuzuari Frashër e vazhdon bisedën duke i thënë ‘na ne RTK kena gju veç fjalë, ksi bomba e ksi, na jena plotësisht kundër’”, thuhet në aktgjykim.

Si provë rrethanore është përmendur edhe sulmi në shtëpinë e Murat Mehës, përgjegjësia për të cilin është marrë nga ‘rugovasit”.

“Për të cilin sulm po ashtu u mor përgjegjësia nga të ashtuquajturit rugovas përmes e-mailit të dt. 23.08.2016, në të cilin në një formë të ngjashme merrej përgjegjësia për sulmin ndaj Murat Mehës”, thuhet në aktgjykim.

“Arsyeja e sulmit ishte njëjtë ‘mbrojtja e tokës së Kosovës’ dhe paralajmërimi se sulmet e tyre kanë mu ashpërsue përherë ma shumë, e po ashtu edhe e folmja ishte e njëjtë”, thuhet më tutje në aktgjykim.

Provë rrethanore është cilësuar edhe sulmi në ndërtesën e RTK-së.

Provë shfajësuese ndaj aktivistëve konsiderohen foto-imazhet e dërguara për qartësim në FBI dhe raportet e ekspertimit të ADN-së.

Në aktgjykim tregohet që FBI-ja ka konstatuar se “këto imazhe nuk kanë qenë të favorshme për analizim dhe krahasim”.

Ndërsa gjurmët e ADN-së të marra nga vendi i ngjarjes të krahasuara me profilet e ADN-së së të akuzuarve, sipas raportit të ekspertimit të datës 18.08.2016, nuk kanë pasur lidhshmëri me të akuzuarit.

“Nga të gjitha këto dëshmi, nuk është identifikuar ADN-ja me origjinë njerëzore, apo që ka pasur lidhmëri me ndonjërin nga të akuzuarit”, thuhet në aktgjykim.

Duke përmendur këto prova shfajësuese, gjykata vlerëson veprimet e të akuzuarve si shumë te kujdesshme dhe të menduara mirë.

“(…) nuk është arritur për t’u identifikuar ADN-ja e ndonjë gjurme me origjinë njerëzore, çka edhe njëherë tregon mënyrën e veprimit të tani të akuzuarve, një mënyrë veprimi mirë e menduar, më qëllim që të mos mbeten fare gjurmë me rastin e kryerjes së këtyre veprimeve inkriminuese”, thuhet në aktgjykim.

KALLXO.com e siguroi dje aktgjykimin e shkruar për katër aktivistët e dënuar të Lëvizjes Vetëvendosje.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?