A fshihet Presidenti Thaçi prapa peticionit të veteranëve për Gjykatën Speciale?

A fshihet Presidenti Thaçi prapa peticionit të veteranëve për Gjykatën Speciale?

Presidenti Hashim Thaçi kishte kërkuar i pari hetim për akuzat e rënda të senatorit Dick Marty në vitin 2010. Kur u kuptua se hetimet do të kryheshin nga një Gjykatë Speciale, që do të trajtonte vetëm krimet e pretenduara të UCK’së, përsëri Thaçi ishte ai që u kujdes që kjo kërkesë ndërkombëtare të aprovohej nga […]

Presidenti Hashim Thaçi kishte kërkuar i pari hetim për akuzat e rënda të senatorit Dick Marty në vitin 2010. Kur u kuptua se hetimet do të kryheshin nga një Gjykatë Speciale, që do të trajtonte vetëm krimet e pretenduara të UCK’së, përsëri Thaçi ishte ai që u kujdes që kjo kërkesë ndërkombëtare të aprovohej nga pala kosovare. Por, tani, teksa aktakuzat e para po trokasin në dyer, President po u prin sulmeve ndaj Tribunalit duke e quajtur të padrejtë dhe të imponuar. Veteranët që po merren me peticionin për ndryshimin e ligjit për Specialen thonë se Thaçi nuk është prapa tyre – pikërisht të kundërtën e saj që besohet se është duke ndodhur.

Presidenti Hashim Thaçi, historikisht ka treguar afërsi me shoqatat e veteraneve të luftës. Por, a është edhe ky peticion produkt i një kërkese të tij dhe a është shefi i shtetit duke i përdorur shoqatat e luftës?

Në një konferencë që ishte mbajtur në muajin tetor për prezantimin e raportit për perceptimin publik ndaj Gjykatës Speciale, Presidenti i vendit kishte filluar një ofensivë ndaj kësaj gjykate që zyrtarisht njihen si Dhomat e Posaçme.

Sipas Presidentit,  Gjykata Speciale nuk mund të jetë e drejtë, përderisa do të merret ekskluzivisht me krimet e supozuara se janë kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, edhe pse nuk u gjykuan asnjëherë mijëra krime të kryera ndaj shqiptarëve në luftën e 99’ës.

Të padrejtë Gjykatën Speciale e shohin edhe veteranët e UCK’së, të cilët në shesh janë duke vazhduar mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve, me anë të të cilave duan ta iniciojnë ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Kryetari i OVL’së së UCK’së, Hysni Gucati, të premten kur edhe filloi peticioni, tha se kanë marrë përkrahjen e gjithë skenës politike, por pa përmendur emra.

Gucati ka thënë se peticioni i tyre nuk ka asnjë prapavijë politike, dhe se nuk kanë folur me përfaqësues politikë rreth ndryshimeve që ata po i kërkojnë.  Ai përmendi emra, por, tha se as Ramush Haradinaj, as Kadri Veseli, e as Hashim Thaçi nuk qëndrojnë pas kësaj iniciative.

Për këtë peticion ka folur edhe Kryeministri Haradinaj, i cili po ashtu Gjykatën Speciale e konsideron të padrejtë, por edhe të pandryshueshme. Ai tha se nuk e nënshkruan këtë peticion, pasi nuk është prapa tij.

“E kuptoj shqetësimin dhe mospajtimin e tyre. Unë jam deklaruar se si kryetar qeverie, nuk do ta dështojë Kosovën. Mendoj se ka shumë padrejtësi me këtë Gjykatë. Mendoj se vendimi për themelimin e Gjykatës nuk mund të ndryshojë”, ka thënë Haradinaj në Interaktiv të KTV’së.

Presidenca nuk është përgjigjur për këtë çështje, shkruan Express.

Por, analisti Astrit Gashi thotë se prapa këtij peticioni gjithësesi gjenden figura te rëndësishme politike. Sipas tij, organizatat e dala nga lufta vazhdimisht janë përdorur nga skena politike. Gashi beson se veteranët e UÇK’së kanë mbështetje të zyrtarëve të lartë politikë.  Sipas tij,  ata nuk e nisën kërkesën për ndryshime ligjore krye në vete.

“Kjo nuk është iniciativë e vetëndërmarrë nga veteranët. Sigurisht është e mbështetur politikisht dhe e mbështetur, potencialisht, nga njerëzit më të fuqishëm të politikës”, është shprehur ai

Gashi merr parasysh veprimtarinë e organizatave të veteranëve, të cilëve u ka qëndruar pas gjithmonë skena politike, ndërsa ai beson që ka një synim, edhe politik, që të ndryshojë ligji i Gjykatës Kushtetuese.

Bile këtë, sipas analistit Gashi, politikanët e interesuar për ta ndryshuar ligjin e Gjykatës Speciale, duan ta arrijnë pa përfunduar ky vit.

“Me u gjyku serbët, dhe ndoshta me u prek pak kompetencat e gjykimit dhe burgosjes së atyre që mund të shpallën fajtorë”, janë synimet politike, të mbuluara me kërkesën zyrtare të veteranëve, thotë Gashi.

Gjykata Speciale është miratuar nga Kuvendi i Kosovës në gusht të vitit 2015 ndërsa objekte ndjekjeje të saj do të jenë kryesisht ish drejtuesit e UÇK-së ndaj të cilëve ish raportuesi i Këshillit të Evropës, senatori zviceran, Dick Marty, kishte ngritur dyshime për krime lufte e trafikim organesh.

Ajo është funksionalizuar, ndërsa aktakuzat e para priten të ngrihen në vitin që po hyjmë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?