Frikësohen familjarët e gazetares Saranda Ramaj, reagon AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj frikësimit që u është bërë familjarëve të gazetares së Kohës Ditore, Saranda Ramaj – shkruan Periskopi. Në një njoftim për media të AGK’së shkruan se familjarët e gazetares u frikësuan gjatë kohës sa ajo nuk ishte në shtëpi. “Ejup Simnica, auditor në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm […]
Në një njoftim për media të AGK’së shkruan se familjarët e gazetares u frikësuan gjatë kohës sa ajo nuk ishte në shtëpi.
“Ejup Simnica, auditor në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm edhe pse person i panjohur për familjen time ai ka shkuar në shtëpinë time në Radavc të Pejës dhe prindërve të mi u ka lënë një vizitë kartë duke u thënë që të mos vazhdoj më të raportoj për të” kishte treguar gazetarja ndër të tjerash.
Lexoni të plotë reagimin e AGK’së:
REAGIM
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon ashpër frikësimin e shkaktuar ndaj familjes së gazetares Saranda Ramaj nga një zyrtar publik. AGK është njoftuar nga anëtarja jonë, Saranda Ramaj se një person ka shkaktuar frikësim ndaj anëtarëve të familjes së saj gjatë kohës kur gazetarja Ramaj nuk ishte në shtëpi. “Ejup Simnica, auditor në Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm edhe pse person i panjohur për familjen time ai ka shkuar në shtëpinë time në Radavc të Pejës dhe prindërve të mi u ka lënë një vizitë kartë duke u thënë që të mos vazhdoj më të raportoj për të” tregon Ramaj ndër të tjera. Ajo ka njoftuar AGK-në se rasti tashmë është raportuar në Policinë e Kosovës.
Ky lloj frikësimi përpos se është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e gazetarëve, po ashtu është kërcënim i kamufluar.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njëkohësisht fton Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë që të hetojnë dhe gjykojnë rastin sipas ligjeve në Kosovë dhe duke u bazuar në praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Prishtinë, 19.12.2017












