​Tre të vdekur e dhjetëra mijëra të evakuuar nga stuhia tropikale në Filipine

Përmbytje të shkaktuara nga një stuhi tropikale, shkaktuan të paktën tre të vdekur dhe detyruan rreth 80.000 persona të largoheshin nga shtëpitë e tyre në lindje të Filipineve, bëhet e ditur nga autoritetet zyrtare. Stuhia e pagëzuar Kai-Tak, me erëra që varionin deri në 110 kilometra në orë, pritet të avancojë drejt Samarit, ishulli i […]

Përmbytje të shkaktuara nga një stuhi tropikale, shkaktuan të paktën tre të vdekur dhe detyruan rreth 80.000 persona të largoheshin nga shtëpitë e tyre në lindje të Filipineve, bëhet e ditur nga autoritetet zyrtare.

Stuhia e pagëzuar Kai-Tak, me erëra që varionin deri në 110 kilometra në orë, pritet të avancojë drejt Samarit, ishulli i tretë më i madh i Filipineve, si dhe drejt qendrës së vendit gjatë fundjavës, sipas shërbimeve kombëtare meteorologjike.

Një djalë rreth moshës 2 vjeç u mbyt në ishullin Leyte, shumë pranë Samar. Një grua vdiq si pasojë e rrëshqitjes së dheut dhe një person tjetër humbi jetën pas përmbytjeve masive.

“Thuajse gjysma e fshatrave janë përmbytur”, raportoi gjatë një bisede telefonike me televizionin filipinas ABS-CBN Marcelo Picardal, zëvendësguvernatori i provincës në lindje të Samarit.

Ishujt e Samarit dhe Leyte, ku banojnë 4,5 milionë qytetarë u prekën rëndë nga tajfuni Haiyan në 2013, ku u regjistruan në total 7.350 të vdekur dhe të zhdukur.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?