Drejtori i shkollës në Viti rrah brutalisht nxënësin, publikohet videoja tronditëse

Një nxënës fillorist në fshatin Skifteraj të komunës së Vitisë, po e akuzon drejtorin e shkollës se e ka rrahur brutalisht, raporton KTV. Si dëshmi për këtë e ka edhe një video të bërë nga nxënësit e tjerë. Sipas 15-vjeçarit, goditjet ishin aq të forta, saqë vazhdimisht ka dhimbje në shpinë dhe kokë. Thotë se […]

Si dëshmi për këtë e ka edhe një video të bërë nga nxënësit e tjerë. Sipas 15-vjeçarit, goditjet ishin aq të forta, saqë vazhdimisht ka dhimbje në shpinë dhe kokë.

Thotë se me leje të kujdestarit së bashku me nxënësit e tjerë të klasës kishin shkuar në fshatin Mogillë të Vitisë, për të luajtur futboll, dhe kur janë kthyer për t’i marrë çantat, drejtori asnjërit prej nxënësve të tjerë nuk i bëri problem, ndërsa atë e rrahu. Por, drejtori i shkollës, Milaim Misini, jep një version komplet tjetër. Ai thotë se e ka rrahur nxënësin, pasi ai e ka provokuar dhe sulmuar.

Ndërkaq, kujdestari klasës 9/2, ku mëson Riad Ismajli, thotë se nuk është e vërtetë që nxënësit i kanë marrë leje dhe pa pyetur fare kanë ikur nga mësimi për të luajtur futboll. Ndonëse nuk e arsyeton rrahjen, mësuesi sërish mban anën e drejtorit, duke thënë se ky nxënës është problematik. Sipas nëntogerit të Policisë për rajonin e Gjilanit, Shaban Azizi, rasti i paraqitur nga familja është duke u hetuar. Ndërsa, drejtori i Arsimit i komunës së Vitisë, Qahil Sinani, nëpërmjet telefonit ka bërë të ditur se nuk ka marrë asnjë ankesë për këtë rast, por do ta shqyrtojnë atë dhe varësisht prej rekomandimeve të Komisionit do të merren masat e nevojshme, si për nxënësin, ashtu edhe për drejtorin.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?