Dramë në Istog, ja me sa vota po udhëheq Haki Rugova (Video)

Në qendrën e numërimit të votave në Fushë Kosovë po vazhdon numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë për kryetar të Istogut, transmeton Indeksonline. Të dhënat e fundit nga kjo qendër flasin për një ndryshim rezultati. Derisa mbrëmë fitues doli Gani Dreshaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tani para tij është kundërkandidati […]
Në qendrën e numërimit të votave në Fushë Kosovë po vazhdon numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë për kryetar të Istogut, transmeton Indeksonline.
Të dhënat e fundit nga kjo qendër flasin për një ndryshim rezultati.
Derisa mbrëmë fitues doli Gani Dreshaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tani para tij është kundërkandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Rugova.
Aktualisht votat në këtë qendër numërimi janë: 1033 për Haki Rugoven dhe 1019 për Gani Dreshajn.
I bie se aktualisht Haki Rugova është vetëm 14 vota para Gani Dreshajt. /Periskopi/












