DnV: Vazhdon të rritet numri i votimit me asistencë në Istog

DnV: Vazhdon të rritet numri i votimit me asistencë në Istog

Demokracia në Veprim përmes ekipeve mobile ka vazhduar të vëzhgoj procesin e votimit në Komunën e Istogut, ku është duke u rivotuar për kryetar të komunës. Në përgjithësi procesi i votimit ka vazhduar të rrjedhë normalisht, përderisa qytetarët kanë pasur mundësi të votojnë të papenguar. Prej parregullsive për të cilat kemi raportuar në pjesën e […]

Demokracia në Veprim përmes ekipeve mobile ka vazhduar të vëzhgoj procesin e votimit në Komunën e Istogut, ku është duke u rivotuar për kryetar të komunës.

Në përgjithësi procesi i votimit ka vazhduar të rrjedhë normalisht, përderisa qytetarët kanë pasur mundësi të votojnë të papenguar.

Prej parregullsive për të cilat kemi raportuar në pjesën e paradites, e që ka vazhduar të përcjellë procesin edhe pasdite, ka qenë votimi me asistencë. Në disa prej vendvotimeve vëzhguesit tanë kanë raportuar për asistencë deri në 20% të numrit të përgjithshëm të votuesve që kanë votuar në ato vendvotime. Në vendvotimet tjera, kryesuesit e Këshillave të Vendvotimeve janë duke regjistruar asistimet në Librin e Votimit, por që kjo shifër e lartë përbënë shqetësim për ne, sidomos kur votuesi e ri në moshë kërkojnë asistencë, prandaj Prokuroria e Shtetit do të duhej të verifikojë nëse këto raste janë të ndërlidhura me veprën penale cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve.

Në vendvotimin 0606C/04R, në fshatin Vrellë, gruaja i ka treguar fletëvotimin e plotësuar burrit të saj, pasi i njëjti fillimisht kishte deklaruar se gruas së tij i duhet asistencë në votim. Mirëpo nuk i është lejuar pasi nuk kishte me vete dokumentin e identifikimit.

Në tri raste kemi vërejtur votim me dokumente të identifikimit të cilat nuk parashihen me Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, siç është Certifikata e lindjes e cila nuk ka fotografi të votuesit. Rast më eklatant është në Qendrën e Votimit 0623C, në fshatin Cerkolez, ku një votues është lejuar të votojë me pasaportë të ish-Jugosllavisë.

Në vendvotimin 0608C/02D, në fshatin Rakosh është evidentuar një rast i votimit të hapur.
Në qendrën e votimit 0617C/01R, në fshatin Turbuhovc një votues ka treguar hapur preferencën e tij. Rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në fshatin Banjë e Pejës në vendvotimin 0602C/04R. Në të njëjtin vendvotim, punën e zyrtarit për spërkatje të gishtërinjve e kryente një vëzhgues.
Në qendrën e votimit 0621C, në fshatin Kaliqan, kontrollimi me llambë ultra violetë, nuk po bëhet në mënyrë të rregullt në të gjitha rastet duke kontrolluar vetëm njërën dorë.

DnV fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote të marrin pjesë në zgjedhje dhe të vendosin për qeverisjen katër vjeçare.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?