Demarkacioni – profesionistët që e mbështesin Murat Mehën, kërkojnë llogari nga Bulliqi dhe Isufi

Demarkacioni – profesionistët që e mbështesin Murat Mehën, kërkojnë llogari nga Bulliqi dhe Isufi

Grupi profesional-shkencor i përbërë nga profesorë dhe gjeodetë ka kërkuar sot llogaridhënie rreth procesit të demarkacionit të kufirit me Mali e Zi. Ky grup pjesë e të cilit janë: Ibrahim Ramadani, Qerim Kastrati, Tomor Çela, Hivzi Islami, Hazer Dana, Arsim Ejupi, Valbon Bytyqi, Ferim Gashi dhe Bajram Kafexholli, ka potencuar në një kumtesë për media […]

Grupi profesional-shkencor i përbërë nga profesorë dhe gjeodetë ka kërkuar sot llogaridhënie rreth procesit të demarkacionit të kufirit me Mali e Zi.

Ky grup pjesë e të cilit janë: Ibrahim Ramadani, Qerim Kastrati, Tomor Çela, Hivzi Islami, Hazer Dana, Arsim Ejupi, Valbon Bytyqi, Ferim Gashi dhe Bajram Kafexholli, ka potencuar në një kumtesë për media se  për shkak të kësaj çështjeje vendi më pro-evroamerikan në botë ka mbetur më i izoluari dhe  se ky është dëmi më i madh që po iu bëhet shqiptarëve të Kosovës.

“Për këtë të keqe të përgjithshme dhe afatgjate të Kosovës, megjithatë më të përgjegjshëm duhet mbajtur dy kolegët tanë, të instrumentalizuar deri në skajshmëri, Shpejtim Bulliqin dhe Florim Isufin”.

“E keqpërdorën profesionin dhe shkencën dhe u vunë në funksion të agjendave të sajuara ditore të grupeve të interesit. Duke ngritur tezën se Kosova po humb territor në rripin kufitar me Malin e Zi, herë më se 150 km², herë më se 120, herë më se 80, pastaj më se 70 km² (!), ia futën flakën Kosovës dhe e minuan progresin e saj material, social dhe kulturor. Të pavërtetën e parë për “humbje” të territorit e mbështetën në një hartë të APJ-së të vitit 1953, me bazë nga viti 1925 (para matjeve të para kadastrale të fillimit të viteve të 30-ta), të bërë për nevoja orientuese, operative të ushtrisë”.

” Mashtrimin e dytë që e lansuan ishte se në brezin kufitar të Kosovës me Malin e Zi ka “tokë të askujt” (terra nullius)! Mashtrimin e tretë që e lëshuan është se Mali i Zi nuk ka të dhëna kadastrale për pjesën lindore të saj, pra në Çakorr dhe Bjelluhë, që nuk është e vërtetë: ekzistojnë fletët poseduese, hartat e blloqeve kadastrale dhe lista e blloqeve kadastrale me numra kadastralë dhe emra të pronarëve ose trashëgimtarëve juridikë. Duke mos ofruar asnjë akt valid juridik-administrativ veprimin e radhës që e ndërmorën, bashkë me një ambasador të kohës së komunizmit jugosllav dhe një folklorist, ishte “matja” e territorit të huaj, Malit të Zi, të cilin e nxorrën borxhli për 70 km² (!), duke e shkelur rëndë Kushtetutën e Kosovës, sepse nga rezoni shtetëror-diplomatik mund kuptohet si pretendim territorial”,thuhet mes tjerash në një shkrim të grupit në fjalë shpërndarë media.

Këta të fundit njëherit kërkojnë nga instancat përkatëse të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore dhe të Universitetit të Prishtinës së t’i shqyrtojnë sjelljet ndaj Shpejtim Bulliqit dhe Florim Isufit, në përputhje me normat e etikës shkencore dhe ligjshmërinë për siç thonë ” arsye të keqpërdorimit të profesionit e shkencës dhe politizimit të skajshëm të tyre, për dëmet e shumëfishta që i kanë krijuar Kosovës dhe qytetarëve të saj, për tensionet e krijuara ndërshqiptare”,

“Kërkojmë nga profesorët e studentët që u goditën më së shumti me izolim, si dhe ekspertët e gjeoshkencave e të shkencave sociale-hapësinore dhe opinioni i gjerë që t’i gjykojnë veprimet e këtyre dy kolegëve. Kërkojmë gjithashtu nga të gjitha nivelet përkatëse të drejtësisë që t’i ushtrojnë kompetencat e tyre ndaj mashtruesëve dhe gënjeshtarëve për shqetësimet që i kanë krijuar në opinion deri te «lufta vëllavrasëse» dhe për dëmet që i shkaktuan Kosovës dhe qytetarëve të saj në zhvillim, liberalizim të vizave e integrim dhe në perspektivën euroatlantike”, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?