Deda: Demarkacioni kusht që Kosova të ec drejt anëtarësimit në BE

Deda: Demarkacioni kusht që Kosova të ec drejt anëtarësimit në BE

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda ka thënë se Kosova e ka rrugën e komplikuar për anëtarësim në Bashkimin Europian. Deda i cili është edhe themelues i subjektit politik ‘Alternativa’, duke folur për synimin e Qeverisë së Kosovës e cila në programin qeverisës parasheh që deri në vitin 2021 të marrë statusin e vendin […]

Deda i cili është edhe themelues i subjektit politik ‘Alternativa’, duke folur për synimin e Qeverisë së Kosovës e cila në programin qeverisës parasheh që deri në vitin 2021 të marrë statusin e vendin kandidat për anëtarësim BE, ka thënë se Kosova mbetet ende larg plotësimit të përmbushjes së reformave.

Deda në një deklaratë për lajmi.net ka thënë se Kosova ka plotësuar vetëm 2 nga 22 prioritetet për vitin 2018.

Ai ka vlerësuar se ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi për Kosovën po bëhet kusht kryesor nga vendet perëndimore që Kosova të ecë drejtë anëtarësimit në BE. Po ashtu, sipas tij, përfundimi i dialogut me Serbinë në vitin 2019 me një marrëveshje gjithëpërfshirëse do të hapte rrugë që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat nëse përfundojë reformat e dala nga nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA).

“Kemi çështjen e pazgjidhur të demarkacionit i cili po bëhet dalë nga dalë kërkesë kyçe e vendeve perëndimore që Kosova të avancojë tutje drejtë BE-së dhe dialogun më Serbinë, i cili në qoftë se përfundon në vitin 2019 me një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative ligjore ajo marrëveshje mund të hapte rrugë që Kosova ta merrte statusin e kandidatit, por jo pa i përfunduar reformat që kërkohen e që dalin nga MSA”, ka thënë Deda për lajmi.net.

Ai ka treguar se përveç vendimit politik nga BE, ky institucion vlerëson edhe reformat e bëra nga një vend që aspiron anëtarësimin.

“Kosova momentalisht nga 22 prioritete që është dashur të përmbushen deri në vitin 2018, i ka përmbush vetëm 2, dhe kjo e dëmton pozitën Kosovës në këtë moment pozitën për statusin e kandidatit”, ka theksuar Deda.

Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet e përhershme të BE-së, sipas Dedës nuk mund të jetë problem, pasi sipas tij, me nënshkrimin e MSA-së, BE ka gjetur mënyrën se si të ecë Kosova përpara në rrugën euro integruese.

“Fakti që Kosova ka arrit marrëveshje kontraktuake me Bashkimin Europian, ka nënshkruar MSA-në, do të thotë që BE e ka gjet mënyrën se si Kosova të avancojë tutje drejt integrimit europian”, ka thënë Deda.

Edhe pse Kosova ende nuk e ka marrë liberalizimin e vizave dhe MSA është marrëveshja e vetme kontraktuale me BE-në, Qeveria e Kosovës synon që brenda mandatit 4 vjeçar ta marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Por, nuk është vetëm qeveria që shpreh një optimizëm të tillë.

Edhe qytetarët e Kosovës sipas një sondazhi të bërë janë shprehur më optimistët nga vendet tjera të Ballkanit që synojnë anëtarësimin se Kosova do të anëtarësohet në BE.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?