Buxheti i Kosovës i merr nga Trusti 11 milionë euro

Buxheti i Kosovës i merr nga Trusti 11 milionë euro

Buxhetit të Kosovës do t’i shtohen edhe 11 milionë euro, para këto nga Fondi Pensional të Kosovës. Kërkesa për këtë shumë shtesë u shtrua sot në Komisionin Për Buxhet dhe Financa nga ministri i Financave Bedri Hamza. Kërkesat e ministrit janë miratuar sot nga anëtarët e Komisionit, e që përveç kësaj kërkese është miratuar edhe […]

Buxhetit të Kosovës do t’i shtohen edhe 11 milionë euro, para këto nga Fondi Pensional të Kosovës.

Kërkesa për këtë shumë shtesë u shtrua sot në Komisionin Për Buxhet dhe Financa nga ministri i Financave Bedri Hamza.

Kërkesat e ministrit janë miratuar sot nga anëtarët e Komisionit, e që përveç kësaj kërkese është miratuar edhe kërkesa për 500 mijë euro shtesë për komunitetet dhe 60 mijë euro për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

“Bazuar në legjislacionin aktual në fuqi janë të sigurta edhe 11 milionë euro shtesë për buxhetin e Kosovës nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës . Qeveria e ka marrë shkresën nga Bordi i Fondit Pensional të Kosovës që pritet të merret vendimi edhe këto mjete të derdhen në buxhetin në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm. Të njëjtën çështje ne kemi biseduar edhe me FMN-në sepse kjo do të ketë refleksione në tabelën 1 të buxhetit dhe do të rritet tavani i shpenzimeve të buxhetit tek investimet kapitale edhe për 11 milionë euro”, tha Hamza.

Ai po ashtu ka kërkuat nga Komisioni që të merret në konsideratë edhe kërkesa për akomodim të edhe 60 mijë eurove për Akademinë.

“Në kuadër të zyrës së kryeministrit te pjesa e komuniteteve të ngrihet edhe një shumë prej 500 mijë euro dhe pastaj këto janë propozimet e Ministrisë së Financave mbetet te Komisioni që i aprovon a jo . Mbi të gjitha është me rëndësi me reflektua këtë 11 milionëshin , se që nuk e reflektojmë këtë 11 milionëshin realisht jemi të detyruar me bërë shkurtime në projektet ekzistuese kapitale “, tha Hamza.

Komisioni sot ka shqyrtuar 101 amendamente të ligjit për buxhetin e vitit 2018.

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nga dhjetëra kërkesa nga deputetët janë propozuar 101 amendamente.

“Gjatë takime në grupe punuese janë shqyrtuar me dhjetëra kërkesa edhe saktësisht janë propozuar sot 101 amendamente. Këto janë ndryshimet që i bëhen buxhetit të Republikës. Ju i keni marrë dokumentacionin përpara ne do ti shqyrtojmë amendamente pas amendamenti, i keni parasysh amendamentet e përkrahura nga Komisioni janë amendamentet të trajtuara në grupe punuese dhe i kanë kaluar dëgjimet edhe komentet edhe të palëve me interes edhe të deputetëve”, tha Abdixhiku.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?