Buxhet i pamjaftueshëm për të reformuar arsimin

Buxhet i pamjaftueshëm për të reformuar arsimin

Ministria e Arsimit e pranon se buxheti i planifikuar për sektorin e arsimit në Kosovë është i pamjaftueshëm. Drejtori i Departamentit të Financave në Ministrinë e Arsimit, Murtez Zekolli, tha për Radio Kosovën, se për sektorin e arsimit është planifikuar të ndahen rreth 54 milionë euro, që i bie të ketë një rritje krahasuar me […]

Ministria e Arsimit e pranon se buxheti i planifikuar për sektorin e arsimit në Kosovë është i pamjaftueshëm.

Drejtori i Departamentit të Financave në Ministrinë e Arsimit, Murtez Zekolli, tha për Radio Kosovën, se për sektorin e arsimit është planifikuar të ndahen rreth 54 milionë euro, që i bie të ketë një rritje krahasuar me vitin e kaluar prej 16 për qind. Ai tha se ky buxhet i mbulon vetëm politikat bazë të arsimit në Kosovë, por jo të gjitha planet që kanë të bëjnë me reformat për një arsim më cilësor.

“Ky buxhet nuk i mbulon të gjitha nevojat. Meqenëse ne marrim edhe donacione nga donatorët, kemi mbështetje, por e ardhmja është e pasigurt, sepse askush nuk mund ta dijë së sa donatorë mund të shprehin interesin dhe gatishmërinë për të mbështetur buxhetimin e arsimit në Kosovë”, ka thënë Zekolli.

Ai tha se projektet me prioritet të Ministrisë së Arsimit, si vlerësimet ndërkombëtare dhe ato kombëtare, vështirë së mund të mbulohen me buxhetin e ndarë. Ai gjithashtu bëri të ditur se një ndër prioritetet kryesore është edhe themelimi i Agjencisë për vlerësim dhe kurrikula, që kap vlerën rreth 2 milionë euro.

“Prioritet i Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim, është themelimi i Qendrës dhe na ka dalë se duhen rreth 800 mijë euro, mjete këto që nuk i kemi. Mbi të gjitha, prioritet i MASHT është themelimi i Agjencisë për vlerësim dhe kurrikula, që kap shumën rreth 2 milionë euro për funksionalizim”, ka thënë Murtez.

Edhe njohës të çështjeve të arsimit, thonë se ky buxhet nuk mjafton për të gjitha reformat në kuadër të cilësisë së arsimit.

Rinor Qehaja, tha se ky buxhet nuk korrespondon me domosdoshmërinë për investime që duhet të bëhen në arsim.

“Është në shpërpushje të madhe me gjithë ato strategji dhe me gjithë atë retorikë për investime në arsim që bëhet nga vet MASHT. Kam përshtypjen që jemi në një situatë ku përmes këtij buxheti do të tentohet pjesa më e madhe e tij e destinuar për paga e shpenzime operative se sa një investim kapital që do të sillte ndryshime në sistem”, tha Qehaja.

Ai shtoi se ky buxhet do të duhej të ishte i dyfishuar për të filluar ndryshimet në sistemin arsimor.

Ndërkaq, edhe Drejtori i Departamentit të Financave në Ministrinë e Arsimit, Murtez Zekolli, tha se për të pasur zhvillim në sektorin e arsimit, do të duhej që buxheti të ishte rreth 100 milionë euro.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?