Bredhi më i “bukur” në botë, ndodhet në Skenderaj

Nëpër të gjitha qytetet e Kosovës kanë nisur dekorimet e shesheve dhe hapësirave publike, përfshirë këtu edhe qendrat e vogla të Kosovës siç është Skënderaj. Në traditën e këtyre festave, është i pashmangshëm edhe dekorimi i bredhit të festave, e madje bredha të mëdhenj po vendosen edhe nëpër sheshet e qyteteve. Por qytetarët e Skënderajt […]
Nëpër të gjitha qytetet e Kosovës kanë nisur dekorimet e shesheve dhe hapësirave publike, përfshirë këtu edhe qendrat e vogla të Kosovës siç është Skënderaj.
Në traditën e këtyre festave, është i pashmangshëm edhe dekorimi i bredhit të festave, e madje bredha të mëdhenj po vendosen edhe nëpër sheshet e qyteteve.
Por qytetarët e Skënderajt janë zgjuar një mëngjes dhe e kanë pasur vështirë ta kuptojnë në është ky bredhi i festave, apo ndonjë izolim i bredhit.
Siç shihet në fotografinë e dërguar në redaksinë e Gazetës Metro, bredhi në Skënderaj është i bërë nga një pëlhurë që më shumë ngjan me ndonjë izolator punimesh, se sa me bredh feste.













